Home KRYESORE Neranxi: Nuk i njohim degjesat false ne Himare

Neranxi: Nuk i njohim degjesat false ne Himare

Nga Nikollaq Neranxi

Vazhdon teatri tragjiko komik i Bashkisë Himarë, me bekimin dhe sponsorizimin e pushtetit qendror. E rradhës është dëgjesa publike e thirrur nga Jorgo Goro me 23 nëntor 2016.

Shoqata Omonia dhe Aleanca për Mbrojtjen e Pronave dhe Historisë Himarë, distancohen nga këto dëgjesa false, të cilat bëhen për të përligjur grabitjet e pushtetarëve lokalë dhe qendrorë.

Banorët e Himarës duhet të distancohen nga këto teatro të shëmtuara, sepse pjesmarrjen në dëgjesë, ata e konsiderojnë si dakordësi për planet e tyre të errëta. Ne nuk tërhiqemi nga rezoluta e dalë nga mitingu I 14 gushtit në Spile, Himarë ku u vendos që banorët nuk do lejojnë asnjë lloj investimi, pa u pajisur më parë me çertifikatat e pronësisë.

Nëse do kishte një bonsens sado të vogël, Bashkia Himarë do të duhej të kompensonte ato qindra rrënjë ullinj dhe agrume si dhe tokën e banorëve në lagjen Mihaili (1 Maji) si dhe të rregullonte gabimin e madh të betonizimit të bregut të detit Spile, një makabritet që ka çuditur të madh e të vogël. Ne nuk tërhiqemi nga rruga jonë, deri sa të fitojmë të drejtat tona.

Por derisa kjo të ndodhë, ju bëjmë thirrje që të distancoheni nga takimet dhe dëgjesat me hajdutët e pronave tuaja.

Share: