Home KRYESORE Norvegjia,vendi i cudirave!

Norvegjia,vendi i cudirave!

Norvegjia qe eshte nje nga vende me te zhvilluara dhe me mireqenie me te larte ne bote tashme eshte e ditur. Por cudirat e viteve te fundit ka bere qe ky vend te jete pioner i zhvillimeve moderne te teknologjise.
Norvegjezet vete perqafojne menjehere ecurine e fundit te teknologjise dhe si popull kane nje ego per te qene te paret per ti perqafuar kto praktika. Para nje viti qeveria norvegjeze miratoi ndertimin e autostradave te bicikletave per qytetet me te medha si Oslo,Bergen,Trondheim etjera, vlera e te cilave kalonte mbi 1 miliarde euro.
Sot ne norvegji nuk flitet me per makinat me benzine apo diesel. Tesla eshte nder makinat elektrike me te blera ndersa kompanite e tregtimit te makinave po porosisin kryesisht makina elektrike tek prodhuesit e tyre ne Europe apo Azi e Amerike.
Cdo vit blihen mesatarisht 50 mije makina ndersa veshtiresite per te boshatisur garazhet nga makinat me benzin apo nafte eshte rritur.Vec kesaj ne fund 2017 dy qytet me te medha norvegjeze Oslo dhe Bergen kane vendosur te ndalojne hyrjet ne keto qytete te makinave me nafte e benzine.
Ndesa sot praktikohen politika stimuluese per te thene lamtumire makines me nafte e benzine duke iu dhene mundesi makinave elektrike qe te parkojne gratis ne qytet.Madje duke caktuar vendparkime enkas per makinat elektrike.Norvegjia sot aktualisht eshte vendi i pare ne bote per mos perdorimin e parave kesh.94% e norvegjezeve bejne pagesa vetem me karte krediti.Krijimi i kesaj kulture te re ka sjelle qe te shteti te ket kontroll te plote tek hyrjet e daljen financiare duke menjanuar edhe parane e zeze.
Te shkosh ne shume vende sot e gjen te veshtire te paguash kesh madje ta refuzojne kte gje.Shume hotele apo vendsherbimesh nuk pranojne asnje forme pagese vec asaj me karte krediti. Ne vitin 2025 eshte parashikuar qe te ndalohet 100% perdorimi i parase kesh duke i thene lantumire kultures se perdorimit te parase.
Cudirat ne kete vend jane te shumta por ajo cka e ben te vecante eshte se politikanet e tyre bejne gjithashka qe vendi i tyre te jete jo vetem i pasur por edhe pionier i modernizimit ne bote.
Share: