Një djalë i lindur pa duar dhe i braktisur nga familja e tij në moshë të hershme, ka rrëqethur mbarë botën duke u bërë një pianist i talentuar.
Alexey Romanov, 16 vjeç, nga Zelenodolsk, një qyteti në perëndim të Rusisë, mahniti të pranishmit me shfaqjen e tij fenomenale. Adoleshenti i talentuar u braktis nga familja e tij biologjike dhe u rrut në një jetimore deri në moshën 12-vjeçare.
Fatmirësisht, ai u adoptua nga një familje tjetër që u kujdes për të plot dashuri dhe e ushqyen interesin e tij për muzikën duke e shtyrë të merrte pjesë në leksionet e pianos. Tani, 4 vite më vonë, ai arriti të performojë në një skenë gjigante, duke mahnitur të gjithë të pranishmit./360grade.al
Media