Home KRYESORE Video/Momenti kur protestuesi sulmon zonjën Clinton

Video/Momenti kur protestuesi sulmon zonjën Clinton

Kandidatja demokrate, Hillary Clinton, ka shtuar sulmet e saj ndaj rivalit Donald Trump, duke e etiketuar atë si një kritikues të grave për pamjen e tyre fizike.

Ish-sekretarja tha se Trump kishte një histori 30-vjeçare të “degradimit, poshtërimit fyerjeve dhe sulmeve” ndaj grave.

Duke folur në Florida, ku u shfaq në podium përkrah ish-Miss Univers, Alicia Machado, Clinton u shpreh se Trump e kishte etiketuar si “Miss Dosa” pasi kjo e fundit kishte shtuar në peshë.

Mirëpo, një protestues u shfaq me një baner ku shkruante se burri i saj, Bill Clinton, ishte një përdhunues.

Share: