Policia në Gjermani zhvilloi një operacion me bastisje sot herët në mëngjes në xhami, apartamente dhe zyra në dhjetë lande të vendit, ndërkohë që autoritetet kanë ndaluar veprimtarinë e një grupi të cilin e akuzojnë për përpjekje të rekrutimit të luftarëve për grupin militant Shteti Islamik, bëri të ditur ministria e brendshme.
Zyrtarët e ministrisë e përshkruan organizatën në fjalë si të njohur me emrin “Feja e vertetë”, si një rrjet mobilizues për grupin militant Shteti Islamik, megjtihëse thanë se nuk ka shenja se po planifikonte sulme.
Ministri i brendshëm Tomas de Maizier beson se grupi po nxiste urrjetje. Ministri do të dalë me një deklaratë më vonë gjatë ditës edhe për arrestimet.