Në njoftimin zyrtar qe Policia shperndau per Mediat ajo pranon se njëri nga të shoqëruarit ka pësuar dëmtime në dorë dhe është dërguar për mjekim.
“Është marrë takim me disa nga personat e ndodhur ne vend si dhe me shtetasin Sazan Guri, me të cilët është rënë dakort që këto paleta të qëndronin aty deri në orën 06:00 të datës 24.11.2016, me qëllim për të kaluar natën tubuesit dhe të hiqeshin nga vetë ata. Në afrimin të orës 06:00, nga ana e shërbimeve të Policisë i është kërkuar disa herë heqja e paletave siç ishte rënë dakort një natë më parë.
Organizatorët e këtij tubimi kanë kundërshtuar disa herë për heqjen e paletave duke mos i’u përmbajtur marrëveshjes së bërë një natë më parë. Rreth orës 07:00, nga ana e Policisë është ndërhyrë për heqjen e këtyre paletave, por kanë hasur në kundërshtim prej tubuesve dhe si pasojë janë shoqëruar shtetasit:
– Oltion Z., 31 vjeç
– Irel E., 31 vjeç
Njëri prej të shoqëruarve ka ngritur pretendimin se është dëmtuar në dorë gjatë konfrontimit dhe u dërgua për mjekim të lehtë (shembje).” ndersa policia thotë se ndaj këtyre shtetasve ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.