Pesë protestues nga fshati Mbrostar i Fierit i janë shtuar numrit të dhjetra të akuzuarve të tjerë po nga ky fshat si dhe nga fshati Mbyet .Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier kanë proceduar penalisht edhe:
1. A.G, 51 vjeç, 2. G.V, 51 vjeç, 3. Sh.V, 49 vjeç, 4. S.T, 50 vjeç, 5. G.M, 17 vjeç, të pestë banues në fshatin Mbrostar Ura, Fier.
Sipas policisë, këta shtetas më datën 25.11.2016, ora 10:30, në aksin rrugor Lushnjë-Fier, në vëndin e quajtur “Mbrostar Ura”, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë marrë pjesë në një grumbullim të paligjshëm duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit në rrugë nacionale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” parashikuar nga Nenet 262/2 dhe 293 të Kodit Panal./lapsi.al