Home KRYESORE PS ndryshon ligjin për KLGJ dhe KLP, 24 orë para seancës dorëzon...

PS ndryshon ligjin për KLGJ dhe KLP, 24 orë para seancës dorëzon draftin në Kuvend

Zbardhen ndryshimet për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ndryshime që pritet të miratohen sot në seancë plenare.

Maxhoranca ka vendosur të shfrytëzojë të drejtën për të paraqitur amendamente 24 orë para mbledhjes së parlamentit duke ndryshuar pothuajse gjysmën e ligjit për qeverisjen e organeve të drejtësisë.

Me firmën e deputetes socialiste Vasilika Hysi janë paraqitur 104 amendamente për këtë ligj.

Ajo që bie në sy është që kandidaturat që i shkojnë parlamentit për 5 vendet ne KLGJ dhe KLP nuk filtrohen më nga avokatet apo pedagogët por nga një komision i posaçëm.

Partia demokratike e ka cilësuar këtë ligj anti-kushtetues duke paralajmëruar se do ta godasë në gjykate njësoj si vettingun. /Vizion+

dokumenti-i-ps

Share: