Home KRYESORE Rama: Fajin për mosçeljen e negociatave e ka opozita! Vete nuk ka...

Rama: Fajin për mosçeljen e negociatave e ka opozita! Vete nuk ka asnjë faj!

Kryeministri Rama në një takim me veteranët për ditën e Çlirimit nga pushtimi nazist i Shqiperise, pikerisht duke ardhur po nga ai vend Gjermania te cilit po im kerkojme ndihme qe te na fusin ne Europe, ia faturoi opozitës dështimin për hapjen e negociatave në muajin dhjetor te cilin kishte insistuar qe do ndodhte ndryshe.

Ai tha se i ndante përgëzimet që mori nga kancelarja Merkel me Ilir Metën dhe anëtarin tjetër të koalicionit, që s’ia përmendi emrin, duke thënë se pa ata reformat nuk do të kishin qenë të mundur. Por theksoi se nuk mund t’i ndante ato me opozitën, të cilin e fajësoi si pengesë për negociatat!

Rama tha se opozita “ka amplifikuar shpifjet, që Shqipëria është një gropë e të gjitha të zezave nga ku të gjithë duan të arratisen, që është Kolumbi e drogës” duke harruar plotesisht qe keto gjera i ka bere edhe vete kur ishte ne opozite.

Sipas tij, “jo Gjermania, Franca apo Holanda, por opozita i ka ngritu Shqipërisë mur që pengon çeljen e negociatave, sepse ka bllokuar ligjin e Vetting –ut” dhe nuk analizon aspak argumentat e saj, duke u demostruar keshtu vete i pagabueshem.

“Tashmë kryeministri Rama e ka gjetur edhe alibinë për dështimin në hapjen e negociatave, për të cilat edhe kancelarja Merkel kërkoi rezultatet konkrete në luftën kundër krimit e korrupsionit dhe zgjedhje sipas standardeve të BE –së në 2017.” – shkruan Lapsi.al.

Por kryeministri i te gjithe shqiptareve vazhdon te flase vetem i drejtues i Partise Socialiste dhe bashkë me opozitën, fajësoi edhe mediat kritike ndaj tij, që, duke cituar raporte ndërkombëtare, duke paraqitur fakte e dëshmi, i kujtojnë vazhdimisht se korrupsioni vazhdon të jetë prezent në çdo degë të qeverisjes, se krimi po forcon lidhjet me politikën, se droga ka mbuluar vendin etj

Duket se kryeministrit tone keshilltaret e tij i thone gjera qe ai do te degjoje dhe jo realitetin drmatik te shqiptareve te cilet po ja mbathin nga Atdheu sikur te ishim edhe nje her ene vitet 1990.

Ai, kryeministri Rama pra, harron dhe se ai e ka përjashtuar opozitën nga proceset integruese disa herë, siç bëri duke e miratuar ligjin e Vetting-ut pa konsensusin e saj.

Share: