Home KRYESORE Rikthehen skemat piramidale në Shqipëri

Rikthehen skemat piramidale në Shqipëri

Vepra penale e mashtrimit financiar dhe ekonomik ka ardhur në rritje vitet e fundit. Një studim i “Open Data Albania” arrin në përfundimin se nga viti 2005 deri në 2015 janë dërguar në Gjykata mbi 3 mijë krime kundër pasurisë dhe të sferës ekonomike.

Por treguesi më problematik i studimit ka të bëjë me rikthimin e skemave piramidale. Në vitin 2013 u proceduan për këtë vepër 60 çështje gjyqësore ndërsa në 2015 janë 23 çështje. Në total në dhjetë vite gjykatat kanë shënuar 135 çështje dhe kanë dënuar 141 autorë për mashtrime përmes Skemave Mashtruese Piramidale.

Viti 2015 dhe viti 2014 kanë numrin më të lartë të çështjeve gjyqësore për mashtrim. Konkretisht në vitin 2015 janë shënuar 503 çështje dhe në vitin 2014 gjykatat kanë shqyrtuar 408 çështje për Mashtrime.

Në total Autorë të dënuar janë 2 913.Viti 2011 shënon numrin më të lartë të autorëve të dënuar për grupin e veprave penale Mashtrime.

Ndër çështjet e gjykuara më shpesh janë Mashtrime të thjeshta. Kjo vepër penale përkon me një total prej 2242 çështjesh të gjykuara në dhjetë vite, shkruan Shqiptarja.com. E njëjta dinamike për mashtrimet e thjeshta përkon edhe me trendin e autorëve të dënuar në vite.Mesatarisht çdo vit, janë proceduar 204 çështje gjyqësore me mesatarisht 215 autor të dënuar për grupin e veprave Mashtrime.

Share: