Home KRYESORE Rrëzohet një avion rus në detin Mesdhe

Rrëzohet një avion rus në detin Mesdhe

Një avion ushtarak rus MiG-29 u rrëzua në Detin Mesdhe pasi tentoi të ulej në aeroplanmbajtësen “Admiral Kuznetsov”.

Ne fakt, lajmi është konfirmuar nga vetë ministria e mbrojtjes së Rusisë dhe sipas saj piloti arriti të dalë nga avioni dhe të shpëtojë.

“Admirali Kuznetsov” është pjesë e një grupi të luftanijesh ruse të vendosura kohët e fundit në afërsi të bregut sirian. Më herët kishte pasur shqetësime se aeroplanët rusë do të sulmonin civilët në Alepo.

Ministria e mbrojtjes ruse tha se rrëzimi ishte si rezultat i “një mosfunksioni teknik” gjatë një fluturimi trajnimi. Piloti u gjet nga një ekip shpëtimi dhe shëndeti i tij nuk është rrezik.

Ministria tha se operacionet e fluturimit nuk ishin pezulluar. Aeroplanmbajtësja “Admirali Kuznetsov” mund të kryejë dhjetëra nisje sulmuesish luftarakë dhe helikopterësh.

Rusia ka mbështetur forcat qeveritare siriane në konfliktin civil të vendit, duke vënë në shënjestër rebelët në Alepo ndersa amerikanet duan ta rrezojne ate dhe ketu nis thelbi i konfliktit sirian i cili eshte edhe konflikt Ruso Makerikan.

The Spanish port of Ceuta

Russian aircraft carrier travelling through the Channel

Map showing route of Russian flotilla\

Share: