Home KRYESORE Shpërthimi në Ballsh/ Rama një javë më parë: E rilindëm rafinerinë (video)

Shpërthimi në Ballsh/ Rama një javë më parë: E rilindëm rafinerinë (video)

Rafineria e Ballshit kishte një javë që ishte rivënë në punë pas dështimit të privatizimit të parë. Për të trumbetuar këtë sukses, një javë më parë (4 nëntor)  në Ballsh ishte Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i EnergjisëDamian Gjiknuri.

Përpara naftëtarëve Rama do të shprehej:

“Kjo rafineri ka një histori të dhimbshme, një privatizim të dështuar, një faliment të një kompanie private dhe lënia jashtë çdo lloj interesi, jashtë çdo lloj vëmendjeje të të gjithë njerëzve, të cilët e kishin lidhur fatin me këtë rafineri. Një nga sfidat që kishim si qeveri ishte rivënia në punë e përpunimit të naftës në vend, për arsye nga më të ndryshmet, por mbi të gjitha për punësimin e njerëzve dhe për ta mbajtur këtë aset strategjik që edhe Shqipëria, si shumë vende të tjera që kanë naftë, të ketë mundësi të prodhojë naftë”.

Share: