Home KRYESORE Soni Malaj rrëfen si u takua me Klevin…

Soni Malaj rrëfen si u takua me Klevin…

Prej pak kohësh, Soni Malaj duket se po jeton një periudhë të bukur në jetën personale shpirterore. Partneri i saj, Klevi, ia ka rikthyer lumturinë pas një periudhe të vështirë, në fillim divorci me Mirkon dhe pas tij edhe ndarja nga jeta e të atit.

E ftuar në NIN në Klan Kosova, Soni ka rrëfyer edhe një sekret të vogël për takimin e parë dhe shkëndijën e dashurisë me Klevin e saj.

Duket pra se ndryshe nga ҫ’është spekuluar në mediat rozë dhe në portale, ҫifti nuk janë njohur në palestër, madje as sot nuk frekuentojnë të njëjtën palestër.

Është spekuluar se jemi njohur në palestër, por në fakt jo. Takimi ynë i parë ka qenë nëpërmjet një mikeshës sonë të përbashkët, ka qenë një takim i rastësishëm. Unë e kisha takuar edhe herë të tjera, por nuk e mbaja mend. Ai as nuk më ka parë. Unë e kam pasur në profil. Ka qenë punë e pasurive të patundshme, apartamente, që është edhe biznesi i tij…

Por askujt nuk ia merrte mendje se dy miqtë e vjetër të mikeshës së përbashkët do të bëheshin bashkë… Dhe ndodhi për ditëlindjen e saj, kur të dy patën “takimin përballë”

Media

Share: