Home KRYESORE Të rinjte përmes inovacionit dhe sipërmarjes sociale

Të rinjte përmes inovacionit dhe sipërmarjes sociale

“Raising The Advantages of Youth Through Innovation and Social Entrepreneurship”, është projekti më i ri i organizatës “Përtej Barrierave”, i cili financohet nga Komisioni Europian.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është punësimi dhe rritja e kompetencave të të rinjve në organizatat partnere përmes punës rinore dhe metodat jo-formale arsimore. Ky projekt do të përfshije 3 aktivitete:

  1. Trajnimi I trajnerëve duke u bazuar sidomos tek manuali “See a Game” dhe metodologjia “Living Lab”.
  2. Shkëmbimi Rinor për të rinjtë me qëllim shkëmbimin kulturor të ndrësjelltë.
  3. Semiari për punonjësit e rinj duke u fokusuar në shkëmbimin e praktikave të mira dhe zgjidhjen dhe identifikimit të sfidave të përbashkëta.

ptb-2Ky projekt do të mbledhë së bashku të rinj nga vende të ndryshme të Europës edhe Ballkanit të tilla si: Greqia, Sërbia, Maqedonia, Bosnia dhe Herzegovina, Kosova, Kroacia, Rumania dhe Shqipëria.

Objektivat e propozuara janë të hartuara bashkarisht me të gjithë partnerët dhe korrespondojnë me qëllimin kryesor të projektit. Objektivat specifike të projektit janë:

  • Zhvillimi i “sipërmarjeve sociale” duke përfshirë shkëmbimin e përvojave të të rinjve dhe kolegëve të tyre për të mirën e komunitetit dhe bashkëmoshatarëve të tyre  duke perdorur manualin “ See a Game” dhe metodologjinë “Living Lab”. TOT sigurisht do të fokusohet në atë se si mund ta përdorim manualin dhe kompetencat që janë përdorur atje.
  • ptb-3Zhvillimi i aftësive të këtyre të rinjve- projekti do të bazohet në aktivitete të reja dhe krijuese, jo-formale, duke përfshirë lojra dhe teater social.
  • Nxitja e ndjenjës së përgjegjësisë dhe iniciativës tek të rinjtë nëpërmjet sipërmarjes sociale dhe inovacionit- do të diskutohen parimet e qytetarisë aktive si dhe sipërmarrja sociale mund ti ndihmojë të rinjtë për të adresuar problemet lokale dhe europiane.
  • Ndërtimi i një rrjeti të organizatave dhe projekteve në zhvillim të inovacionit dhe sipërmarrjes sociale duke përdrur manualin “See a Game”  dhe metodologjinë “Living Lab”konceptet dhe mundësitë e praqitura nga programi Erasmus+, prezantimi i  programit Erasmus + Rinia në Veprim dhe do t’i ndihmojmë pjesëmarrësit në zhvillimin e projekteve dhe në krijimin e rrjeteve.

Projekti shkon në një linje me objektivat kyç të programit Erasmus+ ,atë të punësimit të të rinjve, gjithashtu i përgjigjet objektivit tjetër të programit Erasmus +, në lidhje me rritjen e kapaciteteve të të rinjve.

ptb-6

Share: