Home KRYESORE “THE TELEGRAPH” zbulon dokumentin sekret të daljes së Britanisë nga BE-ja (Detaje)

“THE TELEGRAPH” zbulon dokumentin sekret të daljes së Britanisë nga BE-ja (Detaje)

Një dokument i fshehtë mbi daljen e vendit nga BE-ja tregon se Britanisë nuk do t’i ofrohet pjesëmarrje në tregun e përbashkët evropian. Zbulimi ngjalli debatet lidhur me atë nëse qeveria po i bën apo jo publike strategjitë e saj për daljen.

Të dhënat dolën falë një dokumenti me shkrim dore të nënkryetarit të partisë konservatore pas një mbledhjeje të qeverisë, por kjo e fundit këmbëngul se nuk bëhet fjalë për asnjë dokument apo qëndrim zyrtar dhe se nuk përfaqëson qëndrimin e Britanisë në negociata. Në dokumentin e fotografuar thuhet po ashtu se zbatimi i Nenit 50, që hap formalisht negociatat e daljes, do të jetë shumë i vështirë.

Mishel Barrnier, kryenegociatori evropian, ka kërkuar të shohë një dokument paraprak nga Britania, ndërsa burimet nga Londra thonë se negociatat për prodhimin dhe industrinë nuk duken aq të vështira sa ato për shërbimet.
Mendohet se Britania do të ndjekë rrugën e marrëveshjes tregtare “Kanada Plus” me BE-në.

Në letrën e fotografuar shkruhet edhe se është mirë që këto negociata mbi tema të ndryshme të zhvillohen paralelisht dhe se pritet të zgjasin dy vjet, duke kërkuar ndoshta një pozicion të ngjashëm me të Norvegjisë.

Kryeministrja Tereza Mei nuk ka pranuar të japë hollësi mbi strategjinë duke thënë se komentet nuk i shërbejnë çështjes./360grade.al

Share: