Home KRYESORE Tifozët shqiptarë “i vërsulen” gjyqtarit të ndeshjes Shqipëri – Izrael. Ai mbyllë...

Tifozët shqiptarë “i vërsulen” gjyqtarit të ndeshjes Shqipëri – Izrael. Ai mbyllë Facebook

Tifozët shqiptarë kanë shpërthyer në akuza e sharje kundër gjyqtarit të ndeshjes Shqipëri – Izrael. Koret kundër tij u dëgjuan që në stadium, pasi ai dha dy penallti kundër Shqipërisë dhe nxori Berat Gjimshitin dhe Etrit Berishën me kartona të kuq. Por sulmi ndaj Deniz Ajtekin, një turk me pasaportë gjermane, kanë vijuar më të forta në rrjetet sociale dhe në internet. Një lumë komentesh fyese vërshuan në adresën e tij në Facebook, aq sa gjyqtari u detyrua ta mbyllë atë.

Kjo nuk e ka ndalur inatin e tifozëve. Ata kanë hapur një faqe tjetër në Facebook me emrin e gjyqtarit dhe komentet në të janë pa filtër.

ajtekin3

Sulmi ka vazhduar edhe në Wikipedia. Skeda për gjyqtarin ka përmbajtje fyerëse siç mund ta shihni në foton më poshtë./Lapsi.al

ajtekin2

Share: