Deputeti Gjerman që lëshoi të enjten pasdite disa bomba të forta në Tiranë, Gunter Krichbaum, nuk deshi ta komentoi takimin e tij me kryeministrin Rama. Ai në konferencën e shtypit tha vetëm se e kishte njohur shefin e qeverisë me 7 kushtet që grupi parlamentar i partisë së Angela Merkelit, kishte vënë për të penguar hapjen e bisedimeve mes Tiranës dhe Brukselit. (lexo në shkrimin poshtë 7).
Por gazetarja Elona Meço e Top Channel ka raportuar disa sekrete “të vjedhura” nga këshilltarët e Ramës mbi atë që është folur mes shefit të komisionit më BE të bundestagut gjerman Gunter Krichbaum dhe kryeministrit.
Sipas versionit të Top Channel, Rama i ka thënë bashkëbiseduesit të tij se nuk duhet të përfshijë fushatën e tij elektorale në marrëdhëniet e Shqipërisë me BE (zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani zhvillohen pranverën e ardhshme) dhe as të ngatërrojë fushatën elektolale të PD, me këtë temë.
Nga ky informacion i rrjedhur qëllimisht nga kryeministria, kuptohet se në qeveri janë të mërzitur me deklaratat e forta të të djathtit gjerman të bërë në prag të vizitës së Ramës në Berlin dhe se po kërkohet relativizimi i thënieve të tij, duke e paraqitur si një mik të PD (Lapsi.al)