Nga Ylli Dylgjeri
Ka nisur prej kohësh në Kuvend një ndeshje e pabarabartë lojtarësh. Sa herë që lojtari Blushi hidhet ne sulm, menjëherë nxiton ta markojë Balla.
Meqë i njoh prej vitesh të dy, me vjen të qesh, jo me lojtarët, por me trajnerin De’Rama. Blushi ka ardhur në formë dhe po bën gol çdo të enjte. Balla vazhdon dhe i bie me shqelm nga pas. Arbitri Meta po e lë lojën në avantazh…
I “mungon” kartoni i kuq e vazhdon të mbajë vetëm jeshilin. Rezultati po thellohet. Nuk ja vlen më ta ndjekësh këtë ndeshje. Ose, nuk ka kuptim të shohësh çdo javë Barcelonën të luaj me Librazhdin!
De’ Rama duhet ndërhyjë urgjent!
Kërkohet një markim tjetër. Balla është i lodhur…