Kreu i “Aleancës së Re”, Behgjet Pacolli ka qenë i ftuar në programin “Me Shukin”, ku ndër të tjera ka folur edhe për të ashtuquajturat “shoqëri sekrete”.
I pyetur nga prezantuesi nëse ka njohur për to ose nëse ka qenë ndonjëherë pjesë e këtyre grupimeve, Pacolli ka treguar se feja në të cilën beson ai nuk i përshtatet frymës që përcjellin këto grupi si Iluminati.
“Kam bashkëjetuar me këto shoqëri, kam pasur të bëjë me këto shoqëri, nuk jam pjesë e saj, për një arsye, jo pse këto janë shoqëri që e dëmtojnë dikë ose e dëmtojnë shoqërinë. Edhe këto e luajnë rolin e vet, në mrekullitë që ndodhin, duke filluar tek të ndritshmit Iumanati siç quhen”, ka thënë Pacolli.
Ai ka pranuar se këto sekte kanë luajtur një rol shumë të madh në zhvillimin e shkencës dhe të artit.
“Kam pasur një besim më të tepër tek feja, dhe gjithmonë kam shikuar në fund të ditës me ju largu këtyre”, përfundon ai.
(min 8:05)/Opinion.al