Deputeti Edi Paloka gjatë senacës kuvendore që po zhvillohet në kuvendin e Shqipërisë ka shtyrë, duke larguar nga foltorja e kuvendit, Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, teksa i thotë largohu o hajdut…
Zënka duket se vjen edhe për pasojë të audio përgjimit të një dite më parë, ku Beqaj ishte regjistruar nga një i punësuari i tij, teksa ministri e largonte atë nga puna duke i thënë: Suksese në jetë.
Gjatë përplasjes mes deputetit të PD-së, Paloka dhe Ministrit Beqaj ka ndërhyrë dhe garda, e cila ka ndaluar përkeqësimin e situatës në seancën plenare. Drejtuesja e senacës, Valentina Leskaj vendosi të ndërpresë për pak minuta seancën