Që dy aktivistë, të cilët kanë ndenjur gjithë natën duke protestuar kundër importit të mbetjeve në Shqipëri para parlamentit, u shoqëruan në komisariat nga ana e policisë, këtë e morëm vesh, sikurse edhe dhunën e ushtruar nga blutë ndaj aktivistëve.
Në momentin që situata është nxehur, policët janë konfrontuar me qytetarët, moment ky i cili është mundur të filmohet. Sipas raportuesit, i cili ka qenë vetë në shesh duke protestuar, në komisariat u shoqërua Irel Elezi dhe Oltion Zaka.
Më poshtë tregohet momenti kur Oltion Zaka përballet me një prej policëve. Nuk mund të qartësojmë se çfarë ka thënë Zaka, por vëmë re reagimin e policit, i cili e tërheq prej krahut, duke i nxjerrë dorën e duke i shkaktuar frakturë pasi rrëzohet.