Në Komisionin e Jashtëm Parlamentar, Ben Blushi akuzoi kryeministrin Edi Rama se e përdor diplomacinë vetëm për të marrë vota. Gjatë diskutimit të buxhetit të Ministrisë së Jashtme ai kërkoi të dinte si shpenzoheshin paratë e buxhetit të shtetit. Por për këtë ai kërkoi sqarime nga Ministria e Financave, duke injoruar tërësisht ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati që ishte në mbledhje.
“Nuk ia vlen të merremi se sa financiohet apo jo Ministria e Jashtme dhe diplomacia në Shqipëri, e cila, siç e thashë, do ishte mirë të financohej pak më shumë nga buxheti. Duhet të jemi të qartë çfarë është një buxhet. Do doja të ishte këtu ndonjë përfaqësues më i lartë i Ministrisë së Financave. Ne nuk mund të bëjmë debat politik me zonjën (përfaqësuese e ministrisë së Financave).
Faleminderit edhe për përgjigjet që dhatë. Çështja është çfarë është një buxhet, që është si arka e një shtëpie, kujt ia merr paratë dhe kujt ia jep, është themelore, kujt ia merr dhe si i shpenzon”, u shpreh Blushi.