Rreth 1 javë më parë në Tiranë mbërritën 3 deputetë të Bundestagut gjermanë të grupit parlamentar CDU-CSU, të cilët deklaruan se do të kërkojnë që Shqipërisë mos t’i hapen negociatat për anëtarësim në BE.
Ka qenë deputeti Gunther Krinchbaum i cili foli në emër të grupit parlamentar. Kritikat që bëri ndaj Qeverisë në konferencën e shtypit, Gunther ia tha Edi Ramës edhe privatisht. Bashkë me të kanë qenë edhe dy deputetë të tjerë gjermanë. Hans Joachim Falenski, deputet i CDU(partia e Merkelit), replikoi ashpër me Kryeministrin Edi Rama duke e quajtur mashtrues.
Hashtag.al ka mësuar nga burime diplomatike një pjesë të bisedës private mes Ramës dhe 3 deputetëve të gjermanë.
“Kryeministri Rama nisi të mbronte punën e qeverisë së tij, sidomos për sa i takon çështjes së kanabisit dhe krimit të organizuar. Rama përmendi dhe raportet e Delegacionit të BE-së në Tiranë si një tregues që mbështeste thëniet e tij.
Por në këtë moment deputeti i CDU-së Falenski, ka flakur në drejtim të Ramës pikërisht një raport të BE-së, duke i thënë se po mashtronte dhe se kanabisi dhe krimi i organizuar ishin problem që nuk ishte mohuar ndonjëherë nga BE-ja.
Më tej, Falenski i bëri të ditur kryeministrit shqiptar se përveç raporteve administrative, ekzistonin dhe raporte të specializuara të inteligjencës që kishin zbardhur veprimtaritë kriminale”, shprehet burimi diplomatik për Hashtag.al./360grade.al