Home KRYESORE Zbulohet gjeniu i rrjeteve sociale që i dha fitoren Donald Trump!

Zbulohet gjeniu i rrjeteve sociale që i dha fitoren Donald Trump!

Përmbysja e rezultateve në zgjedhjet presidenciale në SHBA, ishte një surprizë e për disa të tjerë një shok i mandh.

Por duket se rusët dalin sërish në skenë duke zbuluar të vërtetën

Portal informative ndërkombëtar rus, Sputnik ka botuar një profil të plotë të strategut dixhital të Donald Trump.

Ai është Brad Parscale, një ekspert informatike me bazë nga qyteti i thellë San Antonio të shtetit të Teksasit.

ckcoo3auyaiysyr-e1479579891345

Donald Trump në fushatën e tij zgjedhore ka përdorur fuqinë e plotë të internetit dhe rrjeteve sociale, që tashmë u vërtetua që e çoi në fitore.

Ndërsa Hillary Clinton harxhoi 3.1 milionë dollarë për internetin, Trump shpenzoi gati pesë herë më shumë përkatësisht 14, 2 milionë dollarë.

Publiku është pak i njohur për njeriun në hije të Trump, por që ky i fundit kishte besim të verbër, madje u magjeps pas tij.

laptop-1

Dhe pikërisht me anë të internetit, Parscale arriti të sigurojë në mënyrë sekrete sondazhet e sakta të perceptimit të publikut.

Parscale prej disa vjetësh themeloi me Trump “Project Alamo”, për të cilin multimiliarderi i hodhi paratë lumë.

40 vjeçari vjen nga shtresat e ulëta të shoqërisë, hyri në ekipin e Trump gjashtë vjet më parë, kur u punësua në kompainë kompaninë, “Trump International Rialto”.

Së bashku me Parskalom në hartimin e operacioneve dixhitale ka punuar vetë dhëndri i Presidentit të zgjedhur Jared Kushner, i cili është tashmë një nga këshilltarët më të afërt tëvjehrrit të tij.

Brad Parscale arriti të mbledhë emailet e12-14 milion njerëzve që shkëmbente me ta  gjithçka; dëshirat, kërkesat por edhe pyetjet e sakta se për kë do të votojnë. Por më vonë nga këto adresa u morën edhe para për donacione, që ishte më shumë sesa para, një besim i hapur dhe i lidhur tashmë.

Sipas disa raporteve, ekipi i Tramp shpenzoi 100.000 usd në javë në sondazhet e opinionit dhe të anketave të ndryshme online dhe jo nëprmjet mënyrës tradicionale.

Ndryshe nga sondazhet e vjetra “guru-ja dixhital” i Trump ka marrë rezultate shumë shpejt dhe kishte një pamje të qartë se si do të anoheshin votuesit.

Ekipi i Tramp hartoi një program të veçantë “Battleground Optimizer Path To Victory”, për të monitoruar vazhdimisht situatën në shtetet dhe të dhënat që janë thelbësore për marrjen e fituar 270 vota elektorale.

“Unë kam qenë gjithmonë i bindur se politikanët që përballen me teknologji  trajtohen si diçka mistike apo si ufo, kur në fakt ata janë instrumente të zakonshme të përdorura në sferën komerciale”, tha Pascal, i cili tanimë do të jetë në stafin e presidentit të ri./360grade.al

Share: