Home KRYESORE Zogaj: Qeveria nuk e ka problemin me Greqinë, por me një pjesë...

Zogaj: Qeveria nuk e ka problemin me Greqinë, por me një pjesë të komunitetit në Himarë

Në lidhje me çështjen e Himarës, analisti Preç Zogaj ka theksuar ne emisionin Opinion ne TV Klan, se qeveria nuk e ka problemin me Greqinë.

Zogaj tha se jam i habitur se si ka mundësi kjo çështje ka pasur një sensibilitet kaq të madh, të shtuar. Ai, bëri me dije, se qeveria jonë e ka problemin me një pjesë të komunitetit në Himarë që proteston kundër shëmbjeve.

Sipas tij, ky është një problem ende i gjallë dhe akoma i pazgjidhur, i patrajtuar pasi njerëzit kanë nevojë të dëgjohen. Zogaj tha se në demokraci prova është të dëgjohen ata që kanë mendim kundër.

Share: