Home KRYESORE Preç Zogaj: Kemi dështim të diplomacisë, ja si mund të zgjidhet çështja...

Preç Zogaj: Kemi dështim të diplomacisë, ja si mund të zgjidhet çështja e varrezave

Në emisionin e radhës në Opinion është duke u diskutuar për qëndrimet e Ramës dhe mardhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Në debat me Mentor Nazarkon analisti Preç Zogaj ka renditur disa nga gabimet e kryeministrit Rama lidhur me marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, shkruan opinion.al. Më tej, ai ka dhënë edhe një formë zgjidhje për problemin e varrezave.

Veç të tjerash, Zogaj deklaron, se që të ketë një zgjidhje të problemeve, ato duhen trajtuar si një paketë. “Qeveria jonë aktuale duhet t’u referohet disa praktikave për të zgjidhur situatën. Ajo që kërcetë është kjo mania e vitit 0, sikur më parë ska ndodh asgje dhe të gjitha fillojnë sot. Mirpo viti 0 të lë në vitin 0, sepse Ramën e tradhton pak teksti, kur thotë që këto probleme janë trajtuar dhe kanë patuar mirëkuptim nga Samars, por jo nga Tsipras. Pra qeveritë e mëparshme kanë qënë më të hapura ndaj këtyre problemeve. Qeveria Tsipras edhe pse e majtë kanë problme dhe janë në krizë me qeverinë Rama.

Këtu kemi dështim të diplomacisë. Mundet që qeveria të ketë marr një vendim që me Greqinë 0 mardhënie derisa të zgjidhen 1, 2, 3 probleme, edhe kjo mund të jetë një qasje, por duhet ndarë me opozitën, pasi është çështje madhore. Nëse ka një vendim të tillë.

Në lidhje me varrezat është një temë e ndjeshme. Një zgjidhje mund të jetë ku tu thotë: Ne pranojmë varrezat e ushtarëve grkë dhe ju pranoni varrezat e çamëve që janë vrarë në luftë kundër nazizmit . Por Rama e lë kështu sepse nuk është i qartë. Sepse do ta mbajë çdo gjë në nivelin e retorikës”, është shprehur Preç Zogaj i ftuar në emisionin Opinion./Opinion.al

Share: