Zv.ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Dimitris Vitsa, në një intervistë për televizionin Star ka folur edhe për pretendimet e palës shqiptare për çështjen çame.
Konkretisht dhe persa i përkët deklaratave të Ramës, zv.ministri tha me ironi: “Nëse dikush dëshiron të diskutojë një gjë të tillë le të ulet i vetëm në një tavolinë dhe të diskutojë me veten”.
Më tej është shprehur se ushtria greke do të mbrojë sovranitetin e vet territorial, duke i dërguar kështu një mesazh Turqisë, e cila së fundi ka kërcënuar se do të hapë kufijtë për emigrantët, ndërsa disa avionë turq kanë shkelur hapësirën ajrore greke./Lapsi.al