Home KRYESORE 5 arsye pse duhet të frikësohemi pas vrasjes së ambasadorit rus

5 arsye pse duhet të frikësohemi pas vrasjes së ambasadorit rus

Pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi, Andrey Karlov, janë ngritur shumë pikëpyetje se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

Mediat britanike kanë analizuar situatën para dhe pas ngjarjes tragjike në Ankara, ku një 22 vjeçar i identifikuar si Mevlut Mert Altinas, i cili ishte pjesë e policisë turke, vrau kreun e diplomacisë ruse në Turqi.

Prestigjiozja britanike ‘Foreignpolicy’, kanë ngritur 5 hipoteza se çfarë pritet të ndodhë në të ardhmen në marrëdhëniet mes dy vendeve, Turqi-Rusi:

-Hakerat rusë sulm ndaj Turqisë

Sipas ‘Foreignpolicy’, referuar materialeve të bëra publike nga Wikileaks, hakerat rusë kanë vënë në qendër të sulmeve të tyre kibernetike agjencitë turke.

-Marrëdhëniet e jashtme mes Rusisë dhe Turqisë mund të përkeqësohen sërish

Marrëdhëniet ruso-turke u dukën sikur u zbutën muajt e fundit, por me ngjarjen e fundit ato mund të përkeqësohen sërish, çka do të sillte fundin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve duke sjellë kështu dhe përkeqësimin e ekonomisë turke.

-Vrasja do të përdoret për represion të mëtejshëm në të dy vendet

Sipas analizave të fundit, thuhet se vrasja e Andrey Karlov do të përdoret për të justifikuar represionin dhe dhunën e brendshme në të dy vendet si në Rusi dhe në Turqi. Pas këtij akti, dhuna ndaj kundërshtarëve politikë do të justifikonte Erdoganin dhe do të legjitimonte vrasjet dhe arrestimet në emër të drejtësisë.

-Armëpushimi në Alepo merr fund

Analistët konsiderojnë se armëpushimi në Alepo rrezikohet pas ngjarjes së ditës së hënë. Sipas tyre tashmë Rusia dhe Turqia do të vijojnë luftën e tyre jashtë kufijve, dhe viktima do të jenë sërish qytetarët sirianë.

-Rusia do të luajë kartën Kurde

Duke pasur parasysh që Turqia është pjesë e NATO-s dhe duke i hapur luftë Turqisë do të bënte shumë kundërshtarë, atëherë Rusia do të rrisë tensionin brenda Turqisë duke mbështetur rebelët kurdë./Foreignpolicy

Share: