Home KRYESORE “A të erdhi keq për Rroshin?” Përgjigjet Rama dhe flet për…

“A të erdhi keq për Rroshin?” Përgjigjet Rama dhe flet për…

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për herë të parë pas largimit të ish-kryebashkiakut Elvis Rroshit.

I pyetur nga gazetarët për largimin e Rroshit dhe nëse i erdhi keq për të, Rama nuk ka nguruar të japë një përgjigje duke folur për “virgjëreshat dhe shkallën e virgjërisë”.

“Në vitin 2013 në Shqipëri i vetmi dokument zyrtar për të provuar pastërtinë e një personi është dëshmia e penalitetit. Pa i hyrë shkallës së virgjërisë së tyre, shpreh vetëm përçmimin tim më të madh për virgjëreshat që bëjnë moral ndërkohë që ligjin e kemi votuar para.

Unë nuk mendoj se është e ndershme, etike që të sulmosh njerëz ndërkohë që njerëzit duket të vendosen para ligjit.

Sipas PD-së 90 % e PS-së janë kriminelë, dhe kjo është një shkelje t’i quash kriminel të cilët mund të jenë dënuar në cilindo vend kur tjetri ka bërë një dënim dhe e ka paguar. Kur vjen puna te raporti me politikën flasim për një tjetër ligj se shumë e kanë parë të arsyeshme lidhur me kandidueshmërinë. Kush nuk është i kandidueshëm nuk duhet të kandidojë”,-tha Rama.

Share: