Policia e Durrësit jep detaje për aksidentin me vdekje mbrëmë në autostradën Tiranë-Durrës pranë Shëna-Vlashit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, kur mjeti tip Volksvagen, me targa DR 5189 E, ka aksidentuar një këmbësor, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Drejtuesja e mjetit është Tesi Hysi, 23 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, pasi është e tronditur nga ngjarja.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se viktima është i seksit mashkull dhe po punohet për identifikimin e tij. Po ashtu policia sqaron se i aksidentuari ka qenë duke kaluar trafik ndarësen në momentin e aksidentit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes./lapsi.al