Home KRYESORE Artan Gjergji: Ilir Qefalia është heroi im i Mjekësisë Shqiptare.

Artan Gjergji: Ilir Qefalia është heroi im i Mjekësisë Shqiptare.

Ne fakt, këtë vit është folur shume për Shendetesine dhe Mjekësinë shqiptare dhe pjesa me e madhe e këtij artikulimi publik ka qene negativ dhe kritik ndaj kësaj fushe shume te vështire e komplekse, por gjithmonë vitale për çdo shoqëri.

Ne diskursin politik dhe mediatik kritikohet lehtësisht gjithçka dhe nuk behet asgjë për te evidentuar edhe heroizmin e shume mjekeve dhe punonjësve modeste te cilët me përgjegjshmëri te natyrshme njerëzore i rezistojnë tundimit te Hipokritit dhe respektojnë vetëm betimin e Hipoktratit ndaj vlerave te patjetërsueshme te jetës dhe rolit te tyre për pacientet dhe njerëzit.

Kjo situate e ngarkuar me nota politike dhe interesa elektorale ne Shendetesi, po bën qe shume mjeke te zotet shqiptare te lenë Atdheun dhe te shkojnë ne Europe duke lenë pas një problem serioz për vendin tone me halle te mëdha…

Por ne fakt, atë qe nuk e evidenton dot Politika dhe Media sigurisht e shquajnë shume qytetare qe kane te bejne me Shendetesine dhe Mjekesine shqiptare dhe personelin e saj domethenes.

Artan Gjergji, eksperti shume i njohur i Ekonomisë, këtë fund viti bën një urim disi te veçante dhe te personalizuar për njërin prej tyre qe e cilëson si heroin e tij te Shendetesise.

Behet fjale për doktor Ilir Qefaline i cili i ka shërbyer për muaj te tere dhe pa u lodhur ndaj te atit te Artan Gjergjit dhe sigurisht shume e shume te tjerëve si ai…

Ja statusi i Artan Gjergjit kete fund viti 2016 te cilin ne po e publikojmë te plote:

“Ne kete prag nderrimi vitesh do doja te beja nje urim ndryshe nga vitet e tjera.

Ky zoteria ne fotografi eshte doktor Ilir Qefalia, drejtori i Sherbimit Onkologjik ne Banese (SOB), nje sherbim shteteror mjaft i rendesishem per te gjithe ata qe kane nje te aferm a te dashur ne fazen perfundimtare te semundjeve kancerogjene.

Sado te flas e te shkruaj, nuk gjej fjale per te shprehur mirenjohjen ndaj ketij njeriu modest, te papertuar, jashte mase te perkushtuar e profesionist te zoti, i cili kurre nuk reshti se na qendruari prane ne fazat me kritike te jetes se njeriut tone te dashur.

Nuk gjej fjale per te falenderuar mbeshtetjen jo vetem me keshilla e konsulta ne cdo ore te dites e nates, por edhe me ilace pavaresisht mundesive shume te kufizuara qe kishte ne dispozicion si nje institucion shteteror.

Ndaj me kete postim, do doja publikisht t’i shprehja mirenjohjen jo vetem dr. Ilirit, por edhe cdo profesionisti tjeter te mire e te perkushtuar qe punon me vetmohim ne nje sistem te kalbezuar shendetesor.

Paci bekimet e te gjithe njerezve ne nevoje, te cilet shohin tek duart tuaja driten e jetes !!!

Ju falemnderit !!!”

Share: