Home KRYESORE Përplasja Obama-Putin, reagon Trump: Putin është i mençur!

Përplasja Obama-Putin, reagon Trump: Putin është i mençur!

Presidenti i ri amerikan Donald Trump, duke komentuar vendimin e presidentit rus që mos t’i përzejë diplomatët amerikanë, ka thënë se “gjithmonë e kam ditur se Putini është i mençur”.

“Shtyrja është hap i jashtëzakonshëm nga ana e Vladimir Putinit. Gjithmonë e kam ditur se është i mençur”, ka shkruar Trump.

Presidenti amerikan në largim, Barack Obama të enjten ka nënshkruar dekretin për vënien e sanksioneve të reja Rusisë për shkak të përzierje në zgjedhjet presidenciale amerikane, duke urdhëruar përzënien e 35 diplomatëve rusë nga ambasada ruse në Uashington dhe konsulatat në San Francisko, duke u dhënë afat atyre vetëm 72 orë që me familjet e tyre të largohen nga SHBA, transmeton lajmi.net.

Më pas, presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se ai nuk do të veprojë njëjtë duke mos i larguar diplomatët amerikanë nga Rusia si përgjigje ndaj sanksioneve të Uashingtonit./lapsi.al

Share: