Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Turqi, ku u vra ambasadori rus Karlov, Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë në Ambasadën e Federatës Ruse në Tiranë.
Një patrullë shtesë është stacionuar pranë selisë diplomatike ruse, ndërsa masat janë shtuar dhe në ambasadat e tjera. Burime pranë policisë thanë se në terren janë dhe agjentë të Antiterrorit dhe Shërbimit Informativ, edhe pse nuk ka informacione për sulme të mundshme terroriste, raporton TCH.