Home KRYESORE Basha me modelin e Trump drejt Kryeministrise? Basha te rinjve: Ju do...

Basha me modelin e Trump drejt Kryeministrise? Basha te rinjve: Ju do të jeni zotër të fatit tuaj!

Partia Demokratike hapi sot dyert në 26 vjetorin e themelimit të saj. “Open Day” e ka quajtur Selia Blu aktivitetin që u mundëson simpatizantëve dhe qytetarëve që të vizitojnë ambientet e brendshme dhe të takohen e të flasin personalisht me drejtuesit e partisë.

Lulzim Basha mbajti një fjalim para qytetarëve të shumtë te cilet ishin kryesisht simpatizante te PD por edhe kurioze te shumte. Ai vlerësoi kontributin e PD për demokratizimin dhe zhvillimin e vendit dhe mënyrë të veçantë përmendi figurat historike të saj si Azem Hajdari, Gramoz Pashko e Sali Berisha.

“Partia Demokratike u soll shqiptarëve më shumë liri dhe demokraci i afroi ata më shumë me Evropën. Çfarë do që kemi bërë mirë nuk fsheh ato që kemi bërë gabim”.

Sipas Bashës, ajo për çfarë luftuan demokratët është zhbërë nën qeverisjen e majtë, që sipas tij e ka zhytur vendin ne korrupsion e drogë.

Por ajo qe terhoqi vemendje ishte fakti qe kryetari i PD Basha kishte te citonte disa fjale domethenese te presidentit te zgjedhur të SHBA –ve, Donald Trump.

“Dua ta mbyll me disa fjalë thënë dje nga Donald Trump. Me të vërtetë po jetojmë në një kohë ndryshimesh të mëdha, skenari nuk është shkruar akoma, nuk e dimë se çfarë do të sjellë e nesërmja, por e dimë se autorë do të jenë secili prej jush. Ju, populli do ta keni në dorë, zëri juaj, ëndrrat tuaja, shpresat tuaja kurrë më nuk do të bien në vesh të shurdhët, ju do të jeni zotër të fatit tuaj”.

Basha foli për një parti të hapur, që do të mundësojë garën brenda saj dhe që do t’i drejtohet gjithnjë anëtarësisë për të marrë vendimet e mëdha dhe ketu Basha jo rastesisht soli ne vemndje te publikut kohen e thmelimit kur kryetari i tanishem ishte vetem 17 vjec.

“Unë isha 17 vjec kur lindi Partia Demokratike. Sot jam kryetar i saj. Ndihem pafundësisht i privilegjuar dhe thellësisht i përunjur para kësaj përgjegjësie. Por unë jam i vetëdijshëm se kam arritur këtu vetëm sepse Partia Demokratike në momente të caktuara kuptoi rëndësinë e hapjes së saj ndaj njerëzve dhe vlerave që ata sjellin. Nëse ka dicka që unë jo vetëm besoj por edhe jam provë e gjallë e saj është se hapja sjell fryte, liria sjell mundësi.

Tani është rradha ime jo vetëm të kontriboj për të hapur Partinë Demokratike por për të garantuar që ajo do të jetë përherë e hapur dhe përherë e lirë: një parti ku të gjithë ata që duan të kontribuojnë në politikën dhe qeverisjen e vendit do të gjejnë përherë një mundësi dhe ku fati dhe karriera e tyre do të varet vetëm nga aftësia, talenti dhe kontributi i tyre.

Ky mund te quhet nje fjalim i mire menduar dhe sigurisht qe do te jete boshti i lidershipit te Lulzim Bashesh per rrugen nga PD tek Kryeministria me modelin e Donald Trump. Nese do ja dale si ai, kete do ta vertetojne vetem zgjedhjet e vitit 2017. Nese nuk do ja dale do jete fundi i ketij lidershipi pa dyshim…

Share: