Home KRYESORE BATUTAT/ Rama-gazetareve: Ju jeni shtriga

BATUTAT/ Rama-gazetareve: Ju jeni shtriga

Sikundër është bërë traditë vitet e fundit, Linda Rama ka shtruar darkën e fundvitit për gazetaret dhe femrat e medias. E ftuar speciale ka qenë edhe shkrimtarja Helena Kadare.

Motoja e kësaj darke ishte, “The best is yet to come” (Më e mira do të vijë). Kështu e kishte konceptuar Linda Rama. Në darkë ishin të pranishme: Eni Vasili, Anila Basha, Rudina Xhunga, Zana Çela, Sonila Agostini, Beti Njuma, Iris Luarasi, Alketa Vejsiu, Valbona Kurti, Monika Stafa, Jonida Shehu, Alba Malltezi, Arta Marku, Mira Kazhani, Genta Popa dhe Ilva Tare.

Por kishte dhe disa mungesa si: Arbana Osmani, Iva Tiço dhe Mimoza Picari, të cilat e justifikuan mungesën e tyre për arsye pune.

Burime për “Bluetooth” kanë mësuar se kjo darkë ka kaluar mes batutave nga ana e kryeministrit drejtuar gazetareve femra.

Gazetaret janë pritur nga Linda Rama, ndërsa kryeministri i është bashkuar darkës më vonë, ku edhe nuk ka kursyer batutat.

Ballë për ballë ai i quajti gazetaret shtriga, ndërkohë që atyre iu është dukur shumë miqësor ky fakt dhe kanë reaguar me të qeshura.

Sipas të pranishmeve, ai është treguar më i kujdesshëm se përballjet publike që ka pasur me to. Të ftuarat, por edhe çifti kryeministror i kanë evituar temat politike, duke shijuar një natë mes miqsh. Sonila Agostini, gazetarja që aktualisht punon në Radio Televizionin Shqiptar mori monedhën për këtë vit, ku, gjithashtu, nuk mungoi çasti i këndshëm i lekut, sa tradicional aq edhe argëtues që i vendos në një garë miqësore koleget e medias.

Share: