Sot në datën 9 dhjetor ka skaduar afati i Komisionit të Reformës Zgjedhore, pa asnjë produkt dhe pa asnjë amendament të paraqitur.
Respektivisht, Rilindja dhe PD sabotuan votimin e emigrantëve, numërimin elektronik si dhe kufizimin dhe kontrollin e financave të tyre.
Ndërkohë, Komisioni Europian i ka përcaktur zgjedhjet si një kusht për integrimin europian të vendit, i cili u theksua edhe nga kancelarja Merkel para disa ditësh.
Eshtë hera e parë që rrezikojmë të shkojmë në zgjedhje pa reformë zgjedhore. Zakonisht janë qeveritë ato që nuk duan reformë zgjedhore, por këtë herë edhe opozita e tradhëtoi kauzën e vet për më shume cilësi në zgjedhje.
Në këto kushte, LIBRA po përgatit disa propozime në formë amendamentesh.
LIBRA do të bëjë publike shumë shpejt një Paketë për Demokracinë, e cila parashikon më shumë demokraci direkte si dhe disa ndryshime në sistemin tonë politik.
LIBRA është e vendosur për:
1. Garantimin e votës së emigrantëve shqiptarë;
2. Komisione zgjedhore të depolitizuara;
3. Kontroll dhe audit ndërkombëtar të financimit të partive politike;
4. Numërim elektronik të votës;
5. President nga populli;
6. Parlament më të vogël, me 100 deputetë;
7. Lehtësim të procedurave kushtetuese për referendum popullore.