Home KRYESORE Bomba 1 tonëshe, Gjermania evakuon 54 mijë njerëz

Bomba 1 tonëshe, Gjermania evakuon 54 mijë njerëz

Autoritetet e Gjermanisë jugore, saktësisht në Augsburg, po planifikojnë evakuimin më të madh ndonjëherë ditën e Krishtlindjeve, për shkak të një bombe të pashpërthyer që ka mbetur nga Lufta e Dytë Botërore,

“BBC” shkruan se rreth 54 mijë njerëz që jetojnë në qytetin bavarez do të evakuohen , duke shënuar kështu edhe evakuimin më të madh në Gjermani pas përfundimit të luftës.

Pasi u gjet një bombë britanike me peshë 1.8 ton, autoritetet kanë urdhëruar qytetarët që sot në orën 10 të mëngjesit, të largohen nga shtëpitë e tyre

Ata do të duhet të presin 5 orë, derisa të çaktivizohet bomba, por mund të ndodhë që të mos kthehen në shtëpitë e tyre deri nesër.

Sipas medieve gjermane, evakuimi i shty për sot në mëngjes sepse gjatë Krishtlindjeve ka më pak trafik dhe më pak njerëz në punë.

Një evakuim i ngjashëm u bë edhe në Koblenz në vitin 2011, ku u gjetën bomba të pashpërthyera nga Lufta e Dytë Botërore

Share: