Nga Majlinda Bregu
Ngjarjet e makabritet e diteve te fundit, ai i gruas se vrare nga bashkeshorti ne Fier dhe ajo e sotmja ne Korce, kane nje te perbashket: jane krim ne familje.
Eshte krim, terror dhe jo ceshtje familjare apo zakonore.
Dje i kam kerkuar Ministrit te Drejtesise nje informacion mbi Rastin e Liljana Rukaj nga Fieri e cila u flak nga ballkoni prej burrit, ndërkohë që sy të tmerruar komshinjsh vetëm shihnin se c’po ndodhte.
Asnjë nuk e ndihmoi dot nënën e dy fëmijëve të mitur.
Ministri Manjani,me njoftoi se gruaja ka patur një Urdhër Mbrojtje nga Gjykata e Rrethit Fier të cilin e kam bërë publik sot.
Sipas ligjit per Masat Parandaluese te Dhunës në Familje, Urdhri i Gjykatës duhet të jetë Titull Ekzekutiv dhe të përcillet menjëherë,brenda 24 orëve me korrierin e Gjykatës madje,tek Komisariati i Policisë prokurori i cështjes, zyrës së përmbarimit dhe koordinatorit për dhunën në familje pranë njësisë bashkiake.
Prej ketu lindte pyetja: Pse Policia nuk e mbrojti dot Liljana Rukaj?
Por para pak orësh,Ministri i Brendshem SajmirTahiri,jep një tjetë version për përgjegjësinë institucionale.
“Pas denoncimit të së ndjerës, Policia ka bërë strehimin e saj në banesën e të vëllait te saj, dhe ka kërkuar menjeherë pranë Gjykatës Fier lëshimin e Urdhrit te Mbrojtjes.” Por ky Urdhër Mbrojtje i lëshuar nga Gjykata,sipas ministritTahiri,nuk ka mbërritur kurrë në Polici.
Këtu jemi deri tani.
Gjykata thotë se ka lëshuar Urdhër Mbrojtje.
Policia thotë se nuk e ka marrë. Pushteti Vendor nuk di gjë.
Nëse Urdhri i Mbrojtjes nuk është pëcjellë nga gjykata në Polici, apo eshte percjelle po atje s’ ka mberritur kurre, une kete nuk e di.
Di se kushdo qofte qe nuk e ka zbatuar ligjin oseme keq e ka trajtuar kete rast si nje nder rastetepidemike te dhunes ne familje, sot duhetndeshkuar po si bashkeshorti vrases.
Nese per 11 muaj kane kerkuar ndihme mbrojtjene Polici 3.758 gra si viktima te dhune ne familje: keto jane shifra lufte. Edhe po te ishtelufte nuk besoj se per 11 muaj do te ishingjymtuar fizikisht e menderisht 4000 gra dhe 10 mije femije mesatarisht.
Ndaj prej ketu sot, ketij vendi ku nder vite kemi bere ligje e miratuar ligje edhe shume te mira ne leter,dhe ku personalisht jam perpjekur per te permiresuar standartet e ligjeve kunder dhunes ne familje, po i drejtoj nje thirrje publike Prokurorit te Pergjithshem per te nisur me Urgjence nje Hetim Teresor per papergjegjshmerine institucionale qofte ajo e Gjyqtarit te Ceshtjes apo e Policise se Fierit perfshi dhe Pushtetin Vendor, e Ministrine e Mireqenies Sociale qe nuk e mbrojten dot Liljanen.
I bej Thirrje Presidentit te Republikes qe ne cilesine e Kryetarit te KLD te nise inspektimin tematik te rastit ne Fier dhe gjithashtu per te gjitha rastet e vendimeve te Gjykates per Dhunen ne Familje.
2 femije jane vrare sot nga babai i tyre.
Dy te tjere jane lene jetim nga babai i tyre.
Ne do te shkojme te puthim femijet tane ne darke duke falenderuar Zotin qe morti nuk eshte ne shtepine tone.
Une nuk e detyroj dot institucionalisht Prokurorin e Pergjithshem te nise hetimin, por si grua, si nene, kam nje Ze qe nuk e ka sot Liljana e te tjera viktima si ajo.
“Ka nje gjykate qe eshte me e larte se ajo supreme dhe eshte gjykata e ndergjegjes. Pa vendimin e saj, nuk ndodh asgje – thoshte Mahatma Gandhi.
Qe neser te mos kete nje viktime tjeter duhet te sqarohemi sot!
——————————-