Nga Azem Parllaku
Instituti Bruegel i cili, ka si mision përmirësimin e cilësisë së politikave ekonomike, me hulumtime, analiza dhe fakte të bazuara në debat, nëpërmjet një raporti të publikuar këto ditë, ka renditur Shqipërinë, si e fundit anëtare e NATO-s, që ka ulur GDP-në e shpenzimeve të saj ushtarake. Në vitin 2016 thuhet në raport shpenzimet për mbrojtjen në Shqipëri janë 1,2% e GDP-së, përkundrejt 1,5% të GDP-së në vitin 2009.
Në ekspertizën e Bruegel, nënvizohet me forcë se; Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë deklarata kritike rreth shpenzimeve të ulëta të mbrojtjes evropiane gjatë fushatës zgjedhore, një sinjal për Europën e cila duhet të kontribuojë më shumë për koston e sigurisë së saj.
Në të vërtetë, Trump ka bërë thirrje për një rishikim të shpenzimeve të mbrojtjes të anëtarëve në NATO, teksa ka artikuluar se SHBA-të, shpenzojnë (paguajnë) pjesën e luanit. Anëtarësimi në NATO vjen dhe me detyrimet financiare. Anëtarët duhet të kontribuojnë në buxhetin bazë të organizatës (llogaritjet mbështeten në të ardhurat kombëtare bruto).
Më e rëndësishmja, është përmbushuja e objektivt të shpenzimeve të mbrojtjes prej 2% të GDP-së, por shumica e anëtarëve të NATO-s kanë dështuar për të përmbushur këtë nivel, Kroacia lë pas Shqipërinë si e fundit.
Nuk dua të jem më Ministrie Mbrojtje, ka deklaruar Mimi Kodheli gjatë një rrëfimi dje, teksa bënte paradën e “sukseseve” Kodheli, përdori gjuhën e diplomacisë deri në momentin që ka preferuar të thotë edhe se nuk dëshironte më të ishte në atë pozicion.
Po përse ajo nuk la të nënkuptohet ndonjë preferencë tjetër nëse e majta vjen në pushtet sërish në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, ndërsa është gjendet në krye të ministrisë së Mbrojtjes prej tri vitesh!
Sepse zonja në krye të Mbrojtjes, e ka kuptuar që ka dështuar. Aq shumë saqë në bilancin vjetor në fushën e mbrojtjes, ku ishte i pranishëm dhe shefi i saj, u drejtohej ushtarakëve (gjeneralëve dhe kolonelëve) të zgjedhur nga ajo vetë, sikur të ishte në mbledhjen Rilindasve të Peqinit.
Vetëm pak ditë më parë një incident i rëndë ka ndodhur në Laboratorin Kimik të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, duke sjellë edhe plagosjen e rëndë të një ushtarakeje.
Edhe pse ngjarja ka ndodhur që në 9 dhjetor, aksident i rëndë i ndodhur gjatë asgjësimit të disa kimikateve të rrezikshme është mbajtur i fshehtë.
Ngjarja vijon të mbahet e fshehtë nga Ministria e Mbrojtjes dhe nuk është raportuar në media, edhe pse gjendja e ushtarakes është cilësuar si “djegien e rëndë” Kodheli refuzon dërgimin e Brunilda Sallakut, për kurim të specializuar jashtë vendit, pikërisht për faktin se mos dekonspirohet ngjarja e ndodhur.