Home KRYESORE Buzhala: Partia BESA ka lidhje me Davutoglu

Buzhala: Partia BESA ka lidhje me Davutoglu

Gazetari i Kosves Berat Buzhala, i pyetur nga drejtuesi i emisionit Opinion, Blendi Fevziu në lidhje me subjektin politik shqiptar në Maqedoni, BESA, nëse përfaqëson një rrymë islamike, apo janë thjesht akuza politike që vinë nga kundërshtarët? U përgjigj se akuzat për lidhje me islamizmin të kësaj partie sipas tij, qëndrojnë për faktin se përgjatë fushatës së tyre, lidhja me Zotin ka zënë një vend qëndror, si dhe pastërtia morale e njerëzve, pra retorika e kësaj partie është religjoze.

Buzhalla ndër të tjera, bëri me dije se subjekti politik BESA ka arritur të ketë edhe një lidhje me ish ministrin e jashtem dhe ish kryeministrin turk, Davutoglu përmes një shtëpie botuese “Logos A”, kjo shtëpi botuese, ka raporte shumë të ngushta me Davutoglu, si dhe me partinë BESA – tha Buzhalla ne Opinion

Share: