NgA Ilir Demalia
Lexova një intervistë të regjizorit Kujtim Çashku në gazetën Panorama të dates 20 Dhjetor 2016 ku flet për ngjarjet e Dhjetorit dhe shkrimtarin Ismail Kadare.
Kujtim Çashku, në rrethin e artistëve njihet tashmë prej më se katër dekadash si një mjeshtër manipulues – kacavjerrës i regjimeve dhe ja ka dale të jetë i suksesshëm në këtë drejtim. Ai njihet edhe si shërbëtor i devotshëm i shkrimtarit Ismail Kadare deri dhe si hamall I zellshëm i druve të Kadaresë, kur shkarkoheshin nga makina e komunales, dhe këtë e tregonte me krenari. Ai e ka dhe si model Kadarenë në drejtim të manipulimit dhe fabrikimit të ngjarjeve si dje dhe sot.
Ja çfarë shkruan (thotë) Kujtim Çashku në këtë intervistë fjalë për fjalë:
“Me Besnikun (Mustafajn) dhe me miq të tjerë flisnim kundër regjimit, edhe pse dikush kishte tesër partie në xhep (Saliu). Gjatë Luftës së Ftohtë u vu re se “temperaturat 37.2 gradë” ne trupin e një sistemi dikrtatorial sjellin vdekje të ngadaltë.
Ka njerëz që e kanë rrënuar sistemin brenda tij, po kaq sa dhe ata që dilnin hapur kundër tij. Për mua, Kadare ishte një nga rrënuesit e regjimit komunist. Ndjesia e të krijuarit dhe të shkruarit kundër sistemit, duke pritur dita-ditës arrestimin, është thuajse po kaq e rëndë sa ç’është dhe ndjenja e vuajtjes së burgosurit, që nuk e ka më ndjenjën e pritjes së arrestimit, por ka vuajtjen e pamundësisë se tij që shkruan në publik kundër sistemit….”
Shikoni sa e rëndë, për një njeri që pretendon se është përfaqsues i të “Drejtave të Njeriut” ne Shqipëri, shkruan se, shkrimtari Ismail Kadare ka vuajtur më shumë se ata që ishin në burgje nga që kishte ankthin e arrestimit çdo ditë?!!
A e din Çashku se në burgje kishte dhe ridënime siç janë dënuar deri me vdekje në burg Vangjel Lezho, Fadil Kokomani, Xhelal Koprencka e sa e sa të tjerë e në këtë gjygj është ridënuar edhe Fatos Lubonja i cili ka shkruar edhe një libër “Ridënimi? A e di Çashku se në burg jeta ishte dhe me në rrezik se jashtë saj ku ishin mbledhur dhe dilnin të gjitha perversitetet dhe veset nga lufta për mbijetëse, një lloj jetese kjo midis jetës dhe vdekjes? A e di se spiunët në burg ishin me shumë dhe për një racion buke nga uria, apo mos ti nënshtroheshin torturave, apo të liroheshin me ulje kanë spiunuar shokët qe ridënoheshin?
Me çfarë morali, arsyetimi, me çfarë humanizmi vendos shenjën e barazimit midis të burgosurve kundër regjimit dhe shkrimtarit me të ledhatuar nga regjimi me të gjitha privilegjet dhe postet për shërbimet e tij ndaj regjimit?
Kujtim Çashku ashtu si gjithë taborri i Kadaresë dje dhe sot, nuk kanë marrë kur asnjë përgjegjsi për të gjithë atë devotshmëri në shërbim të regjimit, dhe jo vetëm këta, por e gjithë elita e shërbëtorëve të artit komunist, kulturës, letërsisë, kinematografisë, në të kundërt, vazhdojnë mbrojnë me thonj atë vëpër dhe ku pa as një lloj turpi na e shesin si temperature 37.2 gradë. Madje, duke mos u mjaftuar me kaq, kërkojnë paturpësisht “të drejtat e autorit”, harrojnë ose bëjnë sikur harrojnë se janë paguar e shpërblyer me rroga të majme nga shteti komunist, të cilin Çashkun megjithë zonjën e tij i çuan të studiojnë jashtë shtetit si “kundërshtar të regjimit për ti “interrnuar” ne Rumani
Me kë krijoi Çashku temperaturën 37.2, me filmat “Ball për Ballë” dhe “Dora Ngrohtë”që i thurte himne izolimit Shqipërisë dhe Sigurimit të Shtetit, që e personifikon si “Dorës e Ngrohtë e Partisë” e të tjera e të tjera… për të vazhduar pas socrealizmit me realizmin demokratik me “Kolonel Bunkerin” në shërbim të regjimit Saliut e pastaj duke bërë filmin për 97-ën në shërbim të regjimit Fatos Nanos?
Me kë Kadare, me himnet e izolimit Shqipërisë si Kala e Pamposhtur me Dimrin e Madh, Koncert ne fund të dimrit, Kështjella, Ku ti kërkoj rrënjët e tua parti? Me zgjedhjet deputet i Kuvedit Popullor te Republikës Socialiste të Shqipërisë? Me zgjedhjen nën/kryetar i Frontit Demokratik, atij fronti “demokratik me kryetare Nexhmie Hoxhën si fronti internim debimeve?
Tashmë fallsifikatorve dhe manipuluesve të Dhjetorit 90, si dhe batalionit te “uturakëve” të Kadarese siç i quante skulptori Agim Rada para viteve 90 shërbëtorët deri në neveri te Kadares, që donin të indetifikoheshin nëpërmjet Kadarese si kacavjerrës të pushtetit letrar-politik në shërbim të regjimit diktatorial, me nismën e re te batalionit të postkomunizmit për të na e paraqitur Kadarenë si njeri që ka qenë në “rrezik” me 101 denoncime për Kadarenë me “kokën në torbë”, ku çdo ditë e “priste” gijotiana e regjimit si “njeri antiregjim”, dhe disa sudprovincialë anonimë si ushtarë prej plumbi të Kadaresë, i ka dalë boja, por kanë prap si dje fuqinë e mbështetjes shtetrore financiare, mediatike si fuqi e vazhdimsisë së ruajtjes së elitës politike, kulturore, letrare, artistike të regjimit komunist, dhe kjo është arsyeja që ne jemi akoma vazhdimësi e regjimit komunist në një hibrit ekonomik kapitalist prej sundimit të elitës së regjimit komunist. Demokracia jo që nuk ka ardhur në Shqipëri, por është në një miter shterpë për sa kohë do të sundojnë po këta që kanë ngritur në sistem këtë kulturë manipulim-simulimi dhe shërbimi ndaj të keqes dhe krimit shtetror.
Kujtim Çashku gjatë gjithë jetës tij si artist ka harxhuar energji të mëdha duke manipuluar publikun për të shfrytëzuar pushtetet se sa për të bërë art, që më shumë i bën autopromocion vetes se sa vlerave të artit që i ka munguar dhe i mungojnë.
Kujtim Çashku duke ju kthyer si “lule dielli” kujdo që vjen në pushtet, arriti të marrë godinën e “Studios së Zërit” në Kinostudio me gjithë aparaturat, një godinë që vlente 10 milion dollar në 1990, me aparaturat më moderne, arrin ta marr pa asnje grosh, gjoja duke e bëre shkollën e artit “Marubi” si “Non Profit Organizatoin” ku nuk paguan drita dhe asnjë gje, por vetëm i mer studentëve valute nga 5-6 mijë euro ne vit. I thashë këto sepse gjatë intervistës Çashku shkruan:
“Te pushtuarit me këtë (Hubrisit) e shohin pushtetin si një mundësi glorifikimi e pasurimi vetvetes. Ata i japin vetes një rol mesianik dhe humbin dalngadalë kontaktin me realitetin.”
Pikërisht, Çashku këtu i ka bërë në inkoshiencë analizën vetes dhe taborrit tij me në krye Kadarenë si njerëz që e kanë parë dhe e shohin pushtetin si glorifikim dhe pasurim të vetvetes nëpërmjet shëbimit ndaj te keqes, grabitjes pronës publike, si shpërblim ndaj shërbimeve të pushtetit për tu pasuruar nëpërmjet padrejtësive dhe fshehjes së krimit.
Cinizmi deri në sadizëm i Çashkut duke venë Kadarenë dhe dhe veten e tij si rrënues të regjimit komunist me temperaturën 37.2, tregon se Shqipëria ka po atë vazhdimsi te regjimit komunist si mendesi, kulturë dhe kriminalitet. Këtë e zbardhi dhe njëherë ironikisht sot, si mbrojtës I të drejtave të njeriut dhe dje pjesmarrës në krim si kriminel ideologjik. Modeli i lakeut të pushteteve te radhës Kujtim Çashku nuk dihet të ketë ndonjë episod kundërshtimi të pushtetit, jo dje, por edhe tani kur pretendohet se jetojmë në demokraci.
Të persekuturit e regjimit me këtë fyerje dhe cinizëm deri në sadizëm që i ka bëre Çashku, duhet të çohen dhe të kërkojnë deri sa ta realizojnë, sëpaku, shkarkimin e tij si kryetar it e Drejtave te Njeriut në Shqipëri.
Në mbyllje:
Çashku duket që është i mangët edhe në njohjen e historise kur shkruan, “ Sindroma e Stalinit u shfaq pas vendosjes së Murit Berlinit, kur ai përvetsoi fitoren mbi nazizmin dhe personalizoi atë fitore si të tijën, duke i përqëndruar pushtetet në dorën e vet duke krujuar regjimi totalitar Bolshevik”
Më poshtë vazhdon, “ Muri Berlinit e çoi Stalinin në fshehjen e krimeve te paraluftës.”
Stalini nuk ka lidhje as si kohë e as si person me Murin e Berlinit i cili është ngritur nga Hurshovi në 1961, pasi kishte dënuar Stalinin për kultin e individit dhe krimet e tij që në kongresin e XX të BS ne Shkurt të vitit 1956.
I.D