Pasi u njoftuan nga deputetë të Fierit dhe kryetari i njësisë administrative për vendimin e marrë nga qeveria për ngritjen e një komisioni ndërministror që të nisin hetimet për shkaqet e lëkundjes së tokës, 10 banorë te fshatit Zharrëz në Fier kanë lënë grevën e urisë pasditen e së martës.
Prej një jave banorët jane ne greve urie ndërsa kanë refuzuar çdo lloj kujdesi mjekësor. Fshati Zharrëz i Bashkisë së Patosit është në epiqëndrën e lëkundjeve të tokës për të cilat banorët akuzojnë kompanitë naftënxjerrëse.
Këto të fundit dyshohet se për të përfituar sasira të mëdha nafte në kohë të shkurtër kryejnë operacione në thellësi të mëdha duke shkaktuar shpërthime nëntokësore.