Ngs Prof.Dr. Lisen Bashkurti
Ne rrugetimin e saj drejt BE, Serbia po ben perpjekje te sforcuara. Ka me shume retorike sesa reforma reale. E kaluara e afert eshte kudo e pranishme. Ajo perben nje teresi sfidash me te cilat Serbia do te perballet per nje kohe te gjate. Ndermjet ketyre sfidave me e veshtira duket te jete demilitarizimi i shtetit, i popullsise dhe i pakicave Serbe.
1.UshtriaMilitarizmi eshte pjese qenesore e shtet-formimit Serb. Politika e forces ka qene dominuese mbi forcen e politikes ne Beograd. Qysh ne themelimin e vet si shtet dhe ne tere fazat e zhvillimit te saj, Serbia ka qene nje shtetet militare. Ushtria ne Serbi ka qene pjesa me e rendesishme, me e fuqishme dhe madje edhe me vendim-marrese ne momentet me kruciale te historise politike te vendit.Ushtria Serbe dhe komponentet e larte te saj ndikuan politiken e brendshme, por edhe politiken e jashtme te Serbise. Ne politiken e brendshme ushtria percaktoi sistemin politik unitarist militar dhe doktrinen politike nacional-shoviniste.Ushtria instaloi establishmente ushtarake edhe ne komunitetet etnike Serbe perreth Serbise dhe ane e mbane Jugosllavise. As fuqia shumevjecare e Titos dhe as presioni i vazhdueshem i federalisteve Kroato-Sllovene nuk e ndryshuan dot kete tipar te ushtrise Serbe ne sistemin politik dhe doktrinen politike te saj.Ushtria Serbe ka themeluar, ruajtur dhe zhvilluar ne menyre konstante orientimin gjeopolitik dhe gjeostrategjik te Serbise drejt Rusise. Cdo perpjekje e komponenteve dhe individeve te vecante per te devijuar nga prioritizimi Rus ka ndeshur ne rezistence te forte dhe madje edhe ne ndeshkim nga ushtria Serbe.Edhe ne kohen tone Serbia vazhdon ne nivele shteterore t’i kushtoje rendesi te madhe dhe buxhet te konsiderueshem militarizimit. Duke qene nje buxhet militar shume me teper sesa nevojat mbrojtese te Serbise ky perben nje kercenim real per fqinjet dhe mbare Rajonin.Mbas viteve 2000 Serbia u angazhua te qendronte neutrale nga pikpamja strategjike. Por, pavaresisht angazhimit te saj per te qendruar strategjikisht neutrale, e verteta eshte se vitet e fundit Serbia e ka shkelur neutralitetin me dy kembet. Serbia ka lidhur pakt strategjik me Rusine, po realizon projekte dhe stervitje te perbashketa me te si dhe po blen arme prej saj.2. Strukturat militare paraleleKrahas ushtrise formale militarizimi i Serbise karakterizon edhe struktura te erreta te shoqerise Serbe. Keto struktura jane krijuar qysh nga mesi i Shekullit te 19-te dhe kane vijuar te mbeten si institucione militare paralele deri ne ditet tona.Te njohura here si cerna ruka (dora e zeze) e here me emra te tjere, keto struktura militare te erreta paralele here jane ngritur dhe here jane ulur, por kurre nuk jane zhdukur. Ato veprojne atje ku nuk vepron dot shteti ose ku don te fshihet shteti, por nga efektet e tyre duket qe kane qene dhe mbeten pjese integrale e interesave shteterore te Serbise. Vetem taktikat kane ndryshuar.Nga keto struktura te erreta militare Serbe jane ndermarre operacione ushtarake kryesisht sekrete ne gjithe ish-Jugosllavine. Edhe eleminimet e lidereve te njohur nga Obrenovic e deri te Gjingjic jane bere nga keto struktura. Edhe kercenimet e diteve tona si ato kunder Vucicit ne Beograd dhe te Gjukanovicit ne Mal te Zi jane veper e ketyre strukturave te erreta militare Serbe. Edhe vrasja e akademikeve Fehmi Agani dhe Ukshin Hoti ne Kosove jane kryer nga keto struktura.3. Popullsi e armatosurMilitarizimi si tipar i Serbise karakterizon edhe shoqerine Serbe ne teresi. Nga burime mediatike te besueshme mesohet se popullsia Serbe eshte e dyta ne bote per nga zoterimi i armatimit ne duart e saj. Kemi te bejme pra me nje popullsi militariste. Kjo perben rrezikshmeri te larte brenda dhe jashte Serbise.Duke patur parasysh politiken manipulative te Serbise me pakicat e saj perreth, ne Bosnie&Hercegovine, Kosove dhe Mal te Zi armatosja e popullsise Serbe perben nje kercenim shume serioz edhe per keto shtete.Shume ngjarje qe kane ndodhur kete vit perreth Serbise kane te njejtat shkaqe dhe te njejtat faktore veprues Serb. Organizimi i referendumit ne Bosnie&Hercegovine ne 2016, bllokimi i Veriut te Kosoves dhe perpjekja per ndarje de facto me mure si dhe tentativa per grusht shteti ne Mal te Zi mbas zgjedhjeve politike te vjeshtes se ketij viti-deshmojne qartesisht se strukturat e erreta ushtarake Serbe mbeshteten dhe bashkepunojne me komunitetet etnike Serbe te armatosura deri ne dhembe.4. Aleance me RusetUshtria Serbe, strukturat e erreta militare te saj si dhe vete popullsia e armatosur, perfshire edhe komunitetet etnike serbe ne shtetet perreth duket te perbejne aleatet me te forte dhe me te qendrueshem te Rusise ne Ballkan.Keto faktore militare qendrojne si “mine me sahat”, te gatshme per t’u perdorur ne cdo moment per interesa Serbo-Ruse ne Ballkan. Rusia i mban gjalle keto struktura edhe ne Ukraine, ne Gjeorgji, ne Azerbajxhan…Kete model ndjek ne rrethanat Ballkanike edhe Serbia.Mungesa e demilitarizimit te shtetit Serb, mos eleminimi i strukturave militare te erreta paralele brenda tij, mos c’armatimi i popullit ne pergjithesi si dhe i komuniteteve etnike Serbe ne shtetet perreth saj, sic jane Bosnie&Hercegovina, Kosova dhe Mali i Zi, perbejne kercenim shume serioz per paqen dhe sigurine ne Ballkanin Perendimore.5.Armiqesi per fqinjetMilitarizimi i Serbise eshte proces kryekeput i kundert me demokratizimin e marredhenieve ndermjet shteteve te Ballkanit Perendimor. Politikat e zgjerimit te BE nepermjet fqinjesise se mire nuk respektohen nga Serbia. Per Serbine fqinjesia e mire eshte vetem retorike.Treguesit e militarizimit te shtetit, strukturat militare te erreta paralele, popullsia e armatosur dhe komunitetet etnike perreth te militarizuara nuk prodhojne kutresesi fqinjesi te mire. Ato deshmojne se e kaluara dominon edhe sot Serbine dhe politiken e saj.Militarizimi i Serbise vjen kryesisht nga dy burime: nga mungesa demilitarizimit mbas luftrave ne Jugosllavi si dhe nga Rusia. Mbas luftrave Serbia nuk iu nenshtrua regjimit te kontrollit te armeve te OSBE dhe as nuk ndermori veprime demilitarizuese. Perkundrazi armet e municionet iu lane popullsise, strukturave te erreta dhe pakicave etnike serbe kudo ne Ballkan.Kesaj mbarsje militare te luftrave ne ish-Jugosllavi i eshte shtuar vitet e fundit ndikimi dhe veprimi strategjik Rus. Ushtria Serbe, strukturat e erreta militare paralele, popullsia e armatosur si dhe komunitetet etnike te militarizuara ne shtetet perreth Serbise perbejne aleatet me te qendrueshem dhe besnike te Rusise ne Ballkan.Politika bivektoriale Euro-Ruse e Serbise mbeshtetet parasegjithash te militarizimi i kesaj te fundit. Kjo politike bivektoriale e militatizuar deshmon edhe per nje tjeter pengese per integrimin e Serbise ne BE, sikunder perben nje sfide serioze per paqen dhe sigurine ne Ballkanin Perendimore.