Kryeministri Berisha bëri publike ankesën e një qytetari për mungesën e ilaçeve në spitalin e Durrësit. Qytetari i shkruan se është detyruar t’i blejë barnat, ndërsa Berisha thotë se kjo është provë e mashtrimit të kryeministrit Rama me shëndetësinë falas.
Qytetari dixhital denoncon:
-gjendjen katastrofale per ilaçe ne spitalin e Durresit.
-detyrimin per te blere 21000 leke ilace cdo dite per njeriun e tij ne spital
-mashtrimin e paskrupullt te Edi Rames per shendetesi falas! sb
– me poshte keni mesazhin dhe ilacet qe ai blene cdo dite duke filluar nga serumi i thjesht sepse mungon ne spital!
“Doktor mirmengjes ju uroje jete te gjate dhe shendet te mire. Une qe po te shkruaj dua qe te denoncoje shendetesin falas e Edvin Rames dhe Beqjes se tij kam gjyshin te shtruar ne spitalin e Durrsit ne pavionin e Neurologjis dhe dua te denoncoj mungesen e ilaçeve ne spital, spitali nuk ka dhe une i ble vet ilaçet, ilacet qe bleme jane Vitamina c, Vitaminat B1,B6, B12, Klorur Kalium ,Kalçium, Euroliks, Sulfat Magnezi, Tupast, ka raste bleme dhe surum ( Sodium) keto ilaçet kushtojne 10.500 leke te vjetra sa here qe merr surum gjyshit i duhen keto ilaçet. Gjyshi merr 2-surume ne dite 2×10.500=21.000 leke te vjetra ne dite.
Gjyshin e kam te shtruar qe 10-dite nga 21 ne dite 21×10=210.000 leke te vjetra kame paguar une gjeri tani ketu ne Spital. Kjo eshte shendetesia falas e Edvinit dhe Lir Beqes se tije. Te lutem Doktor publikoheni kete sms denoncuese.
Me Respekt
A.O.”