Deputeti i PS-së, Vladimir Kosta ka rënë pre e një mashtruesi.
Kështu, burime të “Panorama” brenda Policisë thonë se Kosta ka dashur të blejë një apartament te një 30 vjeçar.
Ky i fundit është identifikuar si Armand Gjuzi, i cili është në procedim në gjendje të lirë tashmë. Gjuzi i ka marrë miliona lekë deputetit për shitjen e apartamentit, mirëpo këtë të fundit ia ka shitur dikujt tjetër.
Po kështu, deputeti Kosta ka thënë në Polici se Gjuzi nuk ia ka kthyer paratë mbrapsht. Policia është duke zhvilluar hetime për rastin në fjalë.