Home KRYESORE Dëshmia e muzikantit: Ja si shpëtova tragjedisë së avionit të rrëzuar

Dëshmia e muzikantit: Ja si shpëtova tragjedisë së avionit të rrëzuar

Një nga këngëtarët kryesorë të grupit, “Aleksandrvo”, Vadim Ananyev, tha për media ruse se nuk ishte nisur në këtë udhëtim, së bashku me kolegët e tij për arsye personale.

“Bashkëshortja ime sapo kishte sjellë në jetë fëmijën tonë të tretë dhe unë qëndrova në shtëpi për ta ndihmuar, nuk doja ta lija vetëm”- ka thënë Ananyev.

Ai ka treguar se në bordin e avionit ishin 50 anëtarë të grupit, “Aleksandrov” dhe disa muzikantë që luajnë në fizarmonikë.

Në bordin e avionit sipas burimeve zyrtare ruse ndodheshin 64 anëtar të korit, Aleksandrov’, të cilët do të performonit në Siri për trupat ruse me rastin e Viti të Ri.

Mëngjesin e së dielës një avion i ushtrisë ruse, Tu-154 me 92 persona në bord u rrëzua në Detit e Zi. Avioni ishte nisur nga Rusia drejt Sirisë.

Avioni është zhdukur nga radarët vetëm dy minuta pasi ishte ngritur në fluturim nga resorti turistik i Sochit, në orën 3:25 të mëngjesit të së dielës. Pjesë të ndryshme të trupit të avionit janë gjetur në ujë, ndërkohë që vetëm një trup i pajetë është rikuperuar.

Zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes, Konashenkovtha se avioni po transportonte pasagjerët për një performancë për Vitin e Ri në bazën ushtarake ruse në Siri.

Ngjarja pritej të zhvillohej në bazën ajrore Hmeimim, pranë Latakias, nga ku Rusia ka ndërmarrë sulmet ajrore në mbështetje të qeverisë siriane, që lufton ndaj rebelëve kundër presidentit Bashar al-Assad.

Share: