Nga Mr.Sc Blerta Haxhiaj
Qëkur shoqëria authoritative e riprodhon veten në strukturën e masave individuale në kuptimin e familjes autoritative, ajo ndjek një reaksion politik që duhet të mbrohet nga familja autoritative si bazë e shtetit, kultures dhe qytetërimit. Ajo bazohet mbi propagandën dhe faktorin irracional te masa. Në propagandat politike e cila bazohet në efektet psikologjike të masave, ajo pajtohet jo menjëhere me proçeset ekonomike por me strukturën njerëzore.
Ky fakt duhet të udheheqë punen e paster të higjenes mendore që nëse neglizhohet ajo sjell pasoja negative, nëse aktivizohet ajo udheheqë gabimet psikologjike të masave. Politikat ‘seksuale’ dhe revolucionare nuk janë pjese përmbajtësore e këtij luçidimi me baza objektive të familjes autoritative. Largësia e jetes së lumtur dhe dashurisë apelohet nga psikologjia e masave në mënyre jo-korrekte.
Nga këndvështrimi i zhvillimit social familja nuk mund të konsiderohet vetem si një institucion që duhet të na mbështese dhe ta mbështesim. Ajo është një qelizë gjenetike reaksionare, vendi më i rëndësishem për riprodhim të individit reaksionar dhe konservativ, të jesh vetëvetja në sistemin autoritativ, aty familja shndërrohet në një institucion të rëndësishem për vete- konservimin.
Interesi këtu është se si ekonomia e seksit duhet të proçedoje dhe të mposhte politikat reaksionare kulturore dhe seksuale duke perdorur familjen autoritative si strumbullar. Një hetim i detajuar mbi baza dhe efekte të familjes autoritative referon një rreth revolucionar, e cila është një marrëveshje si pasojë e kaosit në ketë pikëpamje.
Familja autoritative përmban një kontradikte e cila përmes kuptimit të së cilës qëndron një higjene mendore si pasoje e suksesit të ekonomise së seksit. Instituti i familjes autoritative kërkon më shume liri ekonomike si pavarësi të gruas dhe femijëve mbi Bashkëshortin dhe Babain, kjo pavarësi mund të tolerohet vetëm nën kushtet e ndërgjegjjes së qënies seksuale e cila dallohet te fëmijët dhe femrat.
Gruaja nuk është e supozuar të jetë një qënie seksuale, vetëm një prodhuese fëmijësh” Idealizimi idiolatrik të mëmësisë është në rritje në bazë të variacioneve të brutalitetit me të cilat nënat përgjatë punës ato trajtohen. Kjo do të thotë të mbajë femrat larg zhvillimit të vetëdijës seksuale dhe thyerja e mendimeve dhe e barrierave të represionit seksual që të mbajne gjallë ankthin e tyre seksual dhe ndjenjat e fajit.
Ekzistenca e femrave si një qënie seksuale pa kërcënime në ideologjine autoritative, njohja e saj dhe afirmimi social ka kuptimin në vetë kolapsin e saj. Reformat konservative seksuale në të vërtetë flasin për të drejtat e femrave që kanë mbi trupin e tyre, mirëpo gabimi qëndron në mosprezantimin e kësaj me terma konkret duke e paraqitur atë si të pagabueshme – një qënie seksuale -. Reforma seksuale konservative është e bazuar mbi politika primare të funksionit te prokreimit ndërkohë që lënia e kësaj ndërfutet edhe seksualiteti.
Si mbështetje e familjes autoritative është ideologjia e ‘bekimi i familjes së gjërë’ – kjo ideologji është e pa-ndihmë dhe nuk paraqet shumë interes në luftërat imperialistike mirëpo në interesat e një funksioni më të madh është “në zhvlerësimin e funksionit seksuat të femrës sëbashku me funksionin e prokreimit” Antiteza e ‘nënë’ dhe ‘lavire’ janë shembuj për shkrimet e filozofit Weininger të cilat korrespondojnë më antitezen e mendimit te reaksionit individual.
Duke u dakorduar me këto koncepte akti seksual për kënaqësi degradon gruan dhe nënën, e cila pohon kënaqësinë dhe jeton duke i dakorduar në emrin ‘lavire’. Koncepti ku seksualiteti është moral është vetëm kur kjo i shërben prokreimit, është shtresa reaksionare e politikave seksuale. Rebelimi i femrave kundër këtij funksioni është e kundërta e tyre sepse ato konsiderohet thjeshtë si makina që bëjnë bebe… në të kunder një femër e cila është e vetëdijshme për seksualitetin e saj nuk duhet të ndjeke slogane të tilla që mund të sjellin skllaverimin e saj.
Gratifikimi i antitezës seksuale dhe prokreimit mban duar vetëm për shoqërine autoritative jo për punën, nën të cilat kushte një femër duhet të ketë femijë – nën kushte të favorshme të pashkruara nga shoqëria – nën kushte ku nuk ka institucione të përshtatshme materniteti dhe mirëqënien e foshnjave. Nëse po atëhere femra duhet të mbajë femijën pa ndonjë mbrojtje sociale pa ndonjë siguri për përgatitjen e saj për lindje, pa të drejtën për të përllogaritur numrin e femijëve që mund të sjellë në jetë.
Mëmësia duhet të idealizohet në shpenzim të funksionit seksual të femrës. Kjo mund të shërbeje për të fituar votën e femrës e cila kuptohet nga puna irracionale në këtë fenomen paradoksal. Mekanizmi irracional është antiteza e femres e cila mbart femijën dhe femrën si qënie seksuale. Nëse duhet të kuptojmë, kjo paraqitet si teze fashiste. Kur reaksionet politike mbajnë përsëritjen e mirëmbajtjes të abortit kjo paraqitet si domosdoshmëri në interes të familjes autoritative dhe si rend moral.
Si pasoje mendojmë se familja autoritative dhe morali i moralitetit janë forca reaksionare që peshojnë shumë dhe kanë rëndesi të paçmueshme. Rëndesia që u jepet grave si rëndësi e familjes autoritative nënkuptohet që ajo shërben për tejkalimin e nevojave seksuale, një çeshtje influencës reaksionare e këtyre grave ndaj burrave të tyre.
Mbi sigurinë e efekteve të propagandës së seksit të milionave grave dhe femrave që janë seksualisht të shtypura dhe që e tolerojnë ketë shtypje. Interesi i familjes autoritative si një institucion e cila ‘ruan shtetin’ lidhet me aspektin e parë të politikave reaksionare seksuale. Kjo është identike me interesat e klasave të mesme ku familja është një unitet ekonomik.
Puna individuale është shumë e zakonshme në shoqëritë moderne mirëpo familja dhe ekzistenca shoqërore nuk janë identike. Familja nuk është rrënjësisht baza ekonomike, për këtë arsye identifikimi i ‘shtetit’ si një institucion kompulsiv shoqëror është i domosdoshëm. Ideologjia fashiste ‘familje e gjërë’ është më shumë e pranueshme së sa koncepti revolucionar i kontrollit të lindjeve. Femrat mund të votojnë për kontrollin e lindjeve të ekonomise së seksit, për sigurinë e gratifikimit të tyre seksual mirëpo ato japin voten e tyre edhe për mëmësis të paster dhe seksualitetit, me tjera terme kjo është ideologji autoritative.
Duke njohur rolin ideologjik dhe sociologjik në familjen autoritative kjo të udheheq në diktature por nën ndikimin e politikave seksuale ato pohojnë për kontrollin e lindjeve. “Moraliteti kompulsiv seksual është në kontrast me idenë e kaosit seksual. Hakmarrja individuale nuk e njeh rregulloren e ekonomise se seksit në jeten seksuale, një rregullator kundër moralitetit kompulsiv seksual” (W.Reich)
PS: Pikturat jane te Meri File