Home KRYESORE Filarmonia e Vjenes: Nuk ka koncert më 2 Janar në Tiranë

Filarmonia e Vjenes: Nuk ka koncert më 2 Janar në Tiranë

Prej ditësh publiku shqiptar është njohur me lajmin e koncertit të Vjenës në Tiranë. Të paktën ky ishte termi i përdorur nga Kryministri Edi Rama në njoftimin e parë që bëri për këtë event në Shqiperi.

Ndërsa vijoi me foton e radhës së gjatë të njerëzve të interesuar për biletat, Kryeministri nuk hezitoi madje të debatonte me komentuesit për mungesën e biletave dhe cilësinë e koncertit. Por, nëse Edi Rama u tregua i kujdesshëm në terminologjinë e përdorur “koncerti i Vjenës”, sponsorët dhe organizatorët e quajtën atë “Koncerti i Asamblit të Filarmonisë së Vjenës” . Gjë që shihet qartë dhe në foton e posterit të këtij eventi.

Nisur nga këto paqartësi, Opinion.al komunikoj zyrtarisht me Filarmoninë e Vjenës. Në e-mailin e parë zyrtar, zyra e shtypit sqaroi se koncerti i parë i kësaj filarmonie do të jetë në datën 16 janar. Por pas këmbënguljes sonë për më shumë detaje lidhur me koncertin e paralajmëruar në Tiranë, përgjigja mbërriti nga drejtori i përgjithshëm i Filarmonisë së Vjenës. Siç dhe shihet qartë (për anglishtfolësit) CEO i Filarmonisë konfimon për Opinion.al se orkestra e Vjenës nuk do të luajë në Tiranë në datën 2 Janar.

Por, ai sqaron më tej se çdo përdorim i emrit apo markës “filarmonia e Vjenës” duhet të jetë i autorizuar nga drejtuesit. “Ne do ta konsiderojmë seriozisht këtë informacion për të ndërmarre hapat e duhur” – përfundon përgjigja që CEO e Filarmonisë së Vjenës i ka dërguar kryeredaktores së Opinion.al, Desada Metaj.

Lidhur me këtë koncert të paralajmëruar, redaksia e Opinion.al i ka dërguar edhe Ministrisë së Kulturës në Shqipëri dhe kompanisë AEG (sponsor gjeneral) 3 pyetje për të cilat pret përgjigje.

Ato janë :

-Sa është numri i instrumentistëve nga Filarmonia e Vjenës që do të luajnë në koncertin e datës 2 janar?

-Sa është vlera e shpenzimeve për sjelljen e instrumentistëve nga Vjena?

Ka pretendime se numri i biletave të shitura online apo ne sportele është shumë më i vogël se ai që u deklarua në fillim nga organizatorët.

-Kush është e verteta dhe sa është numri i biletave të vëna në dispozicion për publikun?

Në presim përgjigje për keto pyetje, për të patur një ide më të qartë mbi të vërtetën e një koncerti të trumbetuar me të madhe, për të cilin sot për fat të keq mësuam se nuk ka asnjë lidhje zyrtare me Filarmoninë e Vjenës./lapsi.al

d538836b-796e-49d6-a7be-7d2434f02133

Share: