Home KRYESORE Flamur Noka përplaset me Drejtorin e Hetimit dhe Krimeve të Rënda: Jeni...

Flamur Noka përplaset me Drejtorin e Hetimit dhe Krimeve të Rënda: Jeni mafie, Po përdorni kodin e heshtjes

Ish Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Noka, sot Deputet i Partisë Demokratike dhe Kryetar i Komisionit Hetimor për çështjen e Pajisjes së Përgjimit “Imsi Catcher” është përplasur me Drejtorin e Policisë së Shtetit për Hetimin dhe Krimin e Organizuar, Ardian Çipa.

Gjatë seancës dëgjimore, që po zhvillohet në ambientet e kryesisë së kuvendit, Noka i kërkoi zyrtarit të Policisë, Çipës të përgjigjet mbi pyetjet që i drejtonte komisioni hetimor lidhur me informacionet që ish Drejtori i Policisë së Qarkut të Tiranës kishte mbi pajisjen e përgjimit. Por ky i fundit ka ndjekur strategjinë e Ministrit Tahiri (një ditë më parë) dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, duke deklaruar se për çështjen në fjalë ka një hetim në prokurori dhe për rrethanat mbi të cilat kjo pajisje ka hyrë dhe është përdorur në vendin tonë duhet të pyetur prokuroria e Tiranës.

Në këtë pikë ka “shpërthyer” ish ministri Noka duke deklaruar se Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit po përdorin kodin e mafies, pra heshtjen. “Jeni të kapur deri në fyt. Po bllokoni zbardhjen e të vërtetës, duke ndjekur kodin e mafies, pra heshtjen. Ju do e pësoni për këtë që po bëni”, u shpreh Noka.

Share: