Dhjetë grupe të FNSH kanë rrethuar qytetin e Krujës dhe rrugët që të çojnë drejt Fushë Krujës dhe Niklës për arrestimin e Edison Pulës.
Ai u arratis sonte gjatë transferimit nga komisariati i Fushë Krujës në atë të Krujës.
Edison Pula u arratis sapo doli nga furgoni i policisë. Rrethanat e largimit të tij janë ende të paqarta. Kërkime të shumta po bëhen në të gjithë zonën.